Një :Si je?Enver N. Rexhaj

“Një ‘Si je?’”
 
Ndoshta sonte edhe ti shikon dritaren,
dhe pyet veten pse heshtim kaq gjatë.
Ndoshta një fjalë e imja pret te buzët,
si një zog i trembur që s’gjen guxim të dalë.
 
 
Unë nuk të kërkoj premtime të mëdha,
as fjalë që era i merr me vete.
Më mjafton të dish se diku në këtë botë,
dikush ende të kujton në heshtje.

 

Kam ruajtur një vend për ty në zemër,
aty ku koha s’ka mundur të kalojë,
aty janë buzëqeshjet tona të vogla
dhe çastet që zemra s’di t’i harrojë.
 
Nëse edhe ty të merr malli ndonjëherë,
mos e lër heshtjen të flasë për ne,
sepse dy zemra që ende kujtohen,
ndoshta presin vetëm një “si je?”