Ibrahim Kadriu:Dr Rugova e adhuronte Eseninin


G.Ll
1.
Ishte një ese për poetin e madh: Esenin, djalin ryajzian .Dhe mes fjalëve të studiueses se 30 vjet të shkurtër, por të ndritshëm, gjatë të cilave poeti arriti aq shumë, sekreti i vdekjes tragjike, linja të paharruara ,që lavdëronin bukurinë e atdheut, bukurinë e gruas që ai na la – e gjithë kjo na tërheq.Marrin vesh se një ndër kurorat e arta të letrave shqipe.Dr Rugova ishte adhurues i Eseninit ,poetit të trishtimit të lehtë,poet për të cilin nuk funksiononte asnjë klishe.Këtë pohim me interes nga jeta e Dr Rugovës e përcjellë studiuesi,pedagogu,gazetari Ibrahim Kadriu -bashkohës në studimet universitare me Dr Rugovën.
2.
Mesazhi i Ibrahim Kadriut.
Përshëndetje Gëzim. Timo Merkuri më lajmëroi për shkrimin e tij mbi poezinë time “Vetë i dyzti” të publikuar te “Gazeta Destinacion”. Faleminderit Gëzim. Duke “shfletuar” në fb. e gjeta shkrimin tënd për Yeseninin. Një shkrim i kompletuar nga shumë aspekte të jetës së poetit tragjik.
… Të tregoj se, miku im i studimeve dhe i viteve të mëvonshme Ibrahim Rugova e kishte në qejf, vazhdimisht (në kohën e studimeve) fliste për te, madje edhe patë bërë një shkrim…
Kah mesi i viteve të tetëdhjeta isha në Moskë, e pata vizituar varrin e tij mbi të cilin kishte lule të freskëta. Përcjellësi im më thoshte se që nga data e varrimit dhe tutje, duke vazhduar edhe sot, mbi varin e poetit vendosin lule të freskëta…
3.
Dr Rugova në mes viteve 80(1984) sipas biografëve të tij mori titullin :Dr për letërsi në Universitetin e Prishtinës.Dr Rugova erdhi në jetë në të fundit muaj të vitit 44.Dt 2 dhjetor.Katundi:Cërrcë , Istog.U shkollua në Pejë viti 67 dhe u diplomua në Universitetin e Prishtinës ,Dega Albanologji, fakulteti, Filozofi viti 71. Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.
Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.Autor i dhjetë librave (shih më poshtë), Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike”, që e nxirrte ky Institut.Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.Në dimrin e vitit 2006 në 21 janar, u shua zemra e Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Një veprimtari e madhe e Dr Rugovës ,por do citojmë veç dy referime:Ibrahim Rugova duket në çdo centimetër imazhi i një intelektuali francez – flokë të gjatë, kashtë, shall mëndafshi dhe cigare. Ai është lloji i personit, që prisni ta gjeni në një librari Carlton, larg nga rryma kryesore.-shkruan K.Murraj në viti 2000.

Rugova është modeli i rrallë shqiptar i studiuesit të formuar në shkollën e Parisit, si ithtar i Xhenetit dhe Bartit, i kontekstualizuar me bashkëkohësinë evropiane si zë modern i shkollës së Parisit, por, para se të mbërrinte këtu, ishte vazhdues i Rilindjes Kombëtare. si rezistencë kulturore dhe politike, e cila, e shtrënguar nga rrethanat historike, u detyrua të mbetej aktuale në Kosovën që kërkonte liri dhe shtetësi..shkruan në një studim akademik.MA Leonora Bruçaj.