Shi…dhe gjeneza-poezi nga Migel Flor

SHI…

Ka shira
që të bëjnë qull,
ka dhe “shi”
që njom fletët e shpirtit,
edhe pse mbeten
ca “kapilarë” gjysmë të tharë…

Të parat rreze
“meken” në puthje
mbi erën e freskisë
pastaj ndodh
magjia e turbulencës…

Irisi penelon ngjyrim
nëpër një frymë
të padukshme,
e veshur në tis-mjegulle…

Tek e bardha e syrit
mbijnë ca shkronja…..

Migel Flor


Gjeneza..

Zjarrin tënd
e ndjej në çdo ind,
një zjarr pa flakë
që më djeg dhe më shkrin.

Pa zbehje, pa drojë dhe pendim,
Gjeneza shkruhet
mbi letrën e trupit
tim….

Migel Flor