Kështu ka qenë dhe do të jetë…Mimoza Lazaj

Kujt i djeg, le ta mbajë,
Të kruhet kur t’i hajë.
Llafazanët s’kanë punë tjetër,
Gënjeshtrën e bëjnë vepër.
Goja e tyre është e madhe,
E hapur si çorape.
Të lozin, të hedhin valle,
Se mua s’ma ndjen fare.
Asnjë gojë s’u mbyll kurrë,
Fjala tani është e lirë.
Por kujdes kur fjalën lëshoni,
Spiunat nga gjumi i zgjoni.
Do t’u vijë dhe radha juaj,
Për këtë s’ka pikë dyshimi.
Siç ke bërë, do ta bëjnë,
Do ta paguash, oh, sa rëndë…