“Colegium Ragusinum” në Dubrovnik-Dromca jete-Nga :Isak Ahmeti


(Retrospektivë)


Nga :Isak A  H  M  E  T  I
         ——————————-


I.Colegium Ragusinum
 ————————————






 Colegium Ragusinum në Dubrovnik është themeluar në vitin 1658 dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme  arsimore të Republikës së Raguzës.Pas tërmetit të madh ,të v.1667,kompleksi   ,kisha e Shën Injacit ,sipas projektit  të Andrea Pozzo-s ,u rindërtua gjatë  viteve 1669-1725.Më pas institucioni  mori emrin Colegium Rhagusinum.Ky kompleks ndodhet në Qytetin e vjetër të Dubrovnikut pranë Shkallëve të Jezuitëve…





 II.Si nxënës i Colegium Ragusinum
  ——————————————————-
Pas përfundimit të Shkollës Tetëvjeçare në Zhegër,me sukses   shembullor(1963),kam shkuar në Kolegjin prestigjioz të Jezutëve  në  Dubrovnik ,ku kam studiuar për katër vite.Paralelisht me Kolegjin e Raguzës në Dubrovnik,  e kam kryer,me korespodencë  me sukses të shkëlqyeshëm  ,edhe gjimnazin “Zenel Hajdini”në Gjilan ,bashkë me shokët e gjenerstës siç janë:Sabri Tahiri,
Në Colegium Ragusinum  bashë me mua kanë qenë edhe stubllanët:Ndue Gjergji,Engjëll Kengji,Lush Gjergji dhe Pashk Ballabani.
Fatbardhësisht, në Kolegj, unë  kam qenë i dalluar jo vetëm në mësime,por edhe në grupin letrar,në grupin dramatik si dhe në grupin muzikor.Për më tepër,në vitin e katërt si maturant,për shembull,kam qenë i vetmi i privilegjuar nga Rektori i Kolegjit,Josip Kukuljan dhe perfekti I.Striliq


që kam gëzuar të drejtën për të dalë në qytet ,në Qyyeyin e vjetër,për çdo ditë , për t’u marrë me hulumtime dhe kontakte ,me bashkëpunime dhe bashkëbisedime, në mënyrë të veçantë me At Vinçenc Malajn, atëherë drejtues i Bibliotekës françeskane në Qytetin e vjetër të Dubrovnikut, e më vonë albanolog i njohur jo vetëm  në rrafshin kombëtar.
III.Si aktor dhe kompozitor
——————————————-
Gjatë kohës së studimeve në Kolegjin e Jezuitëve, jam marrë edhe me krijime letrare.Kemi pasë aty edhe gazetën e murit :Marijin stjeg, ku kam qenë  ndër shqiptarët  më aktivë dhe kontribues i dalluar.
Aty jam marrë edhe  muzikë dhe me komponime.Aty kam komponuar (muzikën dhe tekstin) e himnit :O Sh’Jozef … që e kemi shfaqë me shumë sukses aty ,në Kolegj ,para nxënësve dhe një publiku  të përzgjedur.Më pas ky himn me dekada është ekzekutuar(kënduar dhe vazhdon të ekzekutohet (këndohet) nëpër kishat famullitare të Kosovë.Së fundmi është ekzekutuar(kënduar)në Famullinë e Binçës kur edhe janë promovuar disa vepra të rëndësishme të Dom Frok Zefit…Këtu ,për kureshtje për lexuesit, po e japim, si info tekstin dhe muzikën e këtij himni :






Vlen të theksohet këtu me këtë rast se ,në vitin e katërt ,si maturant,unë kam qenë i angazhuar edhe si  aktor në rolin  kryesor  të dramës: ZVIJEZDA NA ISTOKU,që e kemi shfaqur me shumë sukses  jo vëtëm brenda 
 COLEGIUM RAGUSANUM por edhe në Qytetin e vjetër të Dubrovnikut dhe jashtë mureve, në Llapad dhe Gruzhë…Kjo dramë pat bërë jehonë
 të madhe.në ato vite…



IV.Në përmbyllje
—————————
Në përmbyllje të këtij shkrimi ,solla pa pa modesti për ju ,lexues të mi të dashur, vetëm disa dromca të jetës sime  ,të aktivitetit dhe kreativitetit tim , gjatë kohës së studimeve të mia  në njërin nga Kolegjet më prestigjioze të Jezutëve në Dubrovnik!…
Stubëll e Epërme,
Gusht 2026