Enveri i hodhi në det rusët, Paçolli u jep prapa shpine Aeroportin e Vlorës-Genta Kaloçi

Genta Kaloçi.

Enveri i hodhi në det rusët, Paçolli u jep prapa shpine Aeroportin e Vlorës. (Përditësuar)

18 tetor 2025

Në vitet 50-60 përplasja arriti kulmin mes Shqipërisë dhe sovjetikëve për kontrollin e Pashalimanit në Vlorë. Paçolli kujtoi se me paret nga Azeri do vinte nën kontroll të putaneskës jugun e vendit. Enveri i hodhi në det rusët pa komerdare, por vjen dita që një kosoqen shqipfolës kollovar rus i jep kontrollin ajror të mesdheut sllavorusëve.

Dy fjalë për situatën e para afro (7) shtatë dekadash për të kuptuar situatën e sotme, lëvizjet dhe intrigat e antishqiptarëve me ndihmën e shqipfolësve që shiten për një grusht pare. 

“Deri në vjeshtën e vitit 1961, shumica e njësive sovjetike ishin larguar. Nga 12 nëndetëset e flotës, tetë u tërhoqën nga Bashkimi Sovjetik, ndërsa katër mbetën në Shqipëri dhe kaluan nën kontrollin e marinës shqiptare. Ishte një humbje simbolike, por edhe konkrete për Moskën: për herë të parë, një vend i vogël i bllokut lindor mbajti pajisje ushtarake që i përkisnin flotës sovjetike. Në vitin 1961, në atë gjirin e mbyllur të Adriatikut, nuk u vendos vetëm fati i dymbëdhjetë nëndetëseve. U vendos pozicioni i një vendi të vogël përballë një superfuqie – dhe ekuilibri i forcës në të gjithë rajonin.”

Këto rreshta e përshkruajnë shumë qartë saktë e bukur situatën në të cilën ndodhemi, e cila nuk ka ndryshuar ndër dekada e shekuj.

Atë që nuk arritën t’a bënin 7- 8 dekada më parë se ishte Kollosi në krye e arritën nëpërmjet paçollit të Kosovës me miq e shokë në vend e rajon.

Harrojnë shejtandjallëzuarit shqipfolësit e fshehur nën petkun e biznesit, flamurit e milionave se, vdiq koha e salikmonës shpk kur fusnin serborusët (fazlliçin me shokë) në komisionin e sigurisë. Për mendimin tim e të çdo shqiptari që e quan veten Shqiptar mundësisht tu’a marrin edhe brekët çirakëve sllav e ti çojnë te miku i tyre likja për rrezik terrorizëm, shkelje të së drejtës ndërkombëtare ku vihet në rrezik siguria e vendit, rajonit dhe frontit të aleatëve.

Paçolli bëri shumë lëvizje në hije për të kompromentuar e futur në kurth vendin nëpërmjet tranzaksioneve të dyshimta si në aspektin financiar ashtu edhe në atë politik e gjeostrategjik. Paçolli i gruas ruse kujtoi se flemë gjum siç kanë bërë për afro katër dekada ky pushtet dhe klasa politike e paçollit me shokë.

Fakti që lëvizën partnerët për të hetuar dhe vunë në pah rrezikun për kontrollin ajror të Bregdetit jugor nga rusët nuk është rastësi. 

I njëjti alarm kulmoi dhe u aktivizua edhe për marrëveshjen e salikmonës shpk për Detin me Greqinë dhe u hodh poshtë nga Kushtetuesja. Sërish partnerët u vunë në lëvizje jo se u plasi për ju ore jo, por sepse ju me pasivitetin tuaj djallëzor vini në rrezik interesat e tyre në vend e në rajon. Pacolli i rusëve kërcënon me arbitrazh ndërkombëtar. Paçolli e di që përballë është me amerikanët, e kjo është një lojë e humbur nga fillimi, por luan bllofin të kërcënojnë çirakët e salikmonës shpk në administratë e gjykata për të marrë të paktën diçka nga shqipfolësit që për të mbrojtur kokën do shesin me llokma Shqipërinë e shqiptarinë. Ju jo vetëm që rrezikoni Shqipërinë e shqiptarinë në vend e rajon, por vini në rrezik shumë element të tjerë për të cilët kujtoni se nuk do mbani përgjegjësi e bëni sikur nuk kuptoni, sikur nuk shikoni, sikur nuk dëgjoni, mjafton të përfitoni prona në dëm të vendit e në kurrizin tonë. Ju gënjen kaplloqja. Vetëm kaq ju themi. 

Kolazh fotosh me titujt e lajmeve që u përdorën për tekstin.

Më poshtë disa artikuj në formë elektronik, për më shumë klikoni mbi këto adresa/linqe.

https://www.facebook.com/share/p/1FyBfUNegZ

1 – “Valon Ademi akuzon Begjet Pacollin: Më ofroi 80 mln euro, që Aeroportin e Vlorës ta merrnin rusët – Ekonomia” https://www.gazetatema.net/ekonomia/valon-ademi-akuzon-begjet-pacollin-me-ofroi-80-mln-euro-qe-aeroportin-e-i563300

2 – “Aeroporti i Vlorës mund të përfundojë pronë e një fondi investimesh fantazmë pas një kredie të dyshimtë 100 milionëshe marrë nga Pacolli – Politika” https://www.gazetatema.net/politika/aeroporti-i-vlores-mund-te-perfundoje-prone-e-nje-fondi-investimesh-fan-i523710

3 – “Skema e Behgjet Pacollit në Luksemburg dhe Zvicër për të zotëruar aeroportin e Vlorës – Kronika” https://www.gazetatema.net/kronika/skema-e-behgjet-pacollit-ne-luksemburg-dhe-zvicer-per-te-zoteruar-aeropo-i524305

4 – “Investigimi: Behgjet Pacolli, sekser i ish-presidentit të Azerbajxhanit: Bleu 800 milionë euro prona luksoze në Europë | Gazeta Shqip” https://gazeta-shqip.com/investigim/investigimi-behgjet-pacolli-er-i-ish-presidentit-te-azerbajxhanit-8717/

5 – “MEDIA: Pacolli nën hetim nga prokuroria e Tiranës | FAKTOR.AL” https://faktor.al/2025/10/14/media-pacolli-nen-hetim-nga-prokuroria-e-tiranes/

6 – “Pacolli: Pas 35 vitesh, arrita të bëj milionin e parë « Prizren Post” https://prizrenpost.com/al/pacolli-pas-35-vitesh-arrita-te-bej-milionin-e-pare/

7 – “DORËHIQET | Pacolli s’është më president i AKR-së – VOX” https://voxkosova.com/dorehiqet-pacolli-seshte-me-president-i-akr-se/

8 – “Rusja 33 vjeçare, Masha Pacolli do të jetë Zonja e Parë e Kosovës – FjALA e LIRË – Arkivi” https://fjala.info/2009-2015/rusja-33-vjecare-masha-pacolli-do-te-jete-zonja-e-pare-e-kosoves/

9 – “Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, shërbimet partnere nxitën lëvizjen – Kronika” https://www.gazetatema.net/kronika/behgjet-pacolli-nen-hetim-nga-prokuroria-e-tiranes-sherbimet-partnere-nx-i523414

10 – https://mashqip.com/behgjet-pacolli-terhiqet-nga-aeroporti-i-vlores-nuk-dua-te-luftoj-me-shtetin/

11 – ““Le ta marrin” – Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës – Ekonomia” https://www.gazetatema.net/ekonomia/le-ta-marrin-behgjet-pacolli-terhiqet-nga-aeroporti-i-vlores-i562653https://noa.al/lajmi/2026/02/2564166.html

12 – “Përse i mbante Enver Hoxha nëndetëset që ishin në Pashaliman! – Dossier” https://www.gazetatema.net/dossier/perse-i-mbante-enver-hoxha-nendeteset-qe-ishin-ne-pashaliman-i452729

13 – “Zbulohen dokumentet për prishjen e Moskës me Tiranën më 1961: Në takimin me delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, Hrushovi tha “Nëse ju doni, ne mund ta heqim bazën, pasi nëndetëset…” | Panorama ONLINE | lajm i fundit, lajmet e fundit, lajme” https://www.panorama.com.al/zbulohen-dokumentet-per-prishjen-e-moskes-me-tiranen-me-1961-ne-takimin-me-delegacionin-e-kryesuar-nga-enver-hoxha-hrushovi-tha-nese-ju-doni-ne-mund-ta-heqim-bazen-pasi-nendeteset/#gsc.tab=0