Namik Selmani

Ëndrra endacake
Ese
Ballë profesionit të rrallë e të çuditshëm të ëndërrimtarit, mos pyet se cilën shkollë ka bërë
Cilën ka patur profesor sa është paga që ka marrë në fillim e sa e ka tani!
A do ia trashëgojë fëmijëve? A do këshillojë miqtë që të futen në këtë profesion-aventurë?
Sot nëse do isha dhe unë me një profesion të tillë edhe mua më vinte si mike e përjetshmë ëndrra
Jo si ëndrra me ciganët që sfidojnë luksin e modën. Pasurinë dhe politikën. Sheshet e tribunat.
Me duar të arta zënë një breg lumi e së pari ngrenë atë, çadrën më të thjeshtë të botës. Mbase kanë marrë dhe një dajre për të kënduar e vallzuar në atë pak pushim që bëjnë.
Aty futen në një baltovinë e zgjedhin thuprat për të bërë shporta për njerëzit. Shporta për fruta për lule për fëmijët
Mbase më vjen në këtë dialog me veten ëndrra e turistëve rebelë që vrapojnë gati të vetmuar maleve për të provuar forcën e këmbëve, të duarve, të mendjes të shpirtit të paeupur. Më vijnë në sy kaskadorët ose ata që ngjiten pa asnjë mjet mbrojtës në thiknajën e shkëmbinjve.
Ah, sa bukur!
Disa të tjerë ngulin në një livadh një çadër ku kanë marrë një dyshek ajri një llampë gazi për kafenë e për të gatuar pak ushqim
Sot më erdhi pranë hija e ëndrrës endnacake Po, po. Pas dritares kishte ardhur e drojtur, ajo, ëndrra endacake. Dhe unë ah, s’kisha rregulluar dhomën për miken ballëpraruar. Më tradhëtoi rrudha e thinja e pare. Më tradhëtoi hapi I drojtur e më solli ca copëza nate Teksa mali po më sillte nga Kalaja qumësht të gurëzuar, sytë i ktheva në bahçe ku vetë isha kopështari.
E si kovaç duarnxirë e i palodhur farkëtoja … puthjet. Oo, ëndrra më kishte ardhur në derë si një dru i patharë Me padurim priste duart e mia të dridhura që t’ia rrihte supet.
Hëna qiellore ish fshehur si vajzë pas reve të nxrirosura. Zanat që ma sollën ëndrrën, shkuan në udhë shitimi. Po vinte nga larg AJO, nga udhë hyjnore të pasosura.Me një violinë telnderur që i mungonte violinisti. E derën s’ia mbylla, po dhe në kolltuk s’e ftova. Kish folur heshtja e perdja që tundej si flutur te xhami.
Kish ardhur e kishte ikur sërish… ËNDRRA petalenjoma. Diku e priste padurimthi nata, agimi, rudina, tufani. E prinin të tjerë ëndërrimtarë. Diku e priste trokashka e mullirit e ara me grurë të pjekur. E priste një log burrash pa valle, pa lodra e lahutarë … Fjalët m’u kthyen në mëndafsh që vesh vetëm mbretër. E dora m’u bë si fluger i zemrës së djegur si prushnajë.
Kishte ardhur ajo, ëndrra endacake…
Unë pyesja e do të pyes pandalshëm më fort se në dramat e Shekspirit: “A duhet që të kesh një profesion si ai I ëndërrimtarit??”
Nuk e di. Mbase secili prej jush do të ishte tash e nesër këshilltari më i mirë.
Boston, 16 gusht 2026