Mallkim-Kujtim N. Mullai

M A L L K I M .
(vargje çasti gjatë kafes)
Një lexim intersant i vargjeve
nga kolegia Age Bilani Luka :
“Vargje të shkurta, por me një simbolikë
të fuqishme!
Dashuria që kërkon afërsi, përplaset me
“gjembat” që vetë jeta na vendos në shpirt.
Një metaforë e goditur, plot dhimbje, mall
dhe një të vërtetë njerëzore:
edhe kur duam të bashkohemi,
ndonjëherë pikërisht afërsia na plagos.
Urime dhe suksese në krijimet tuaja letrare
Respekte”
____________
M A L L K I M
Unë – iriq!
Iriqe – TI!
Zjarr na ndez
një dashuri!
Pa bashkim,
nuk rrojmë dot…
Çdo shtrëngim,
plagë dhe lot!…
Ah,…o ZOT,
Ç’është, ky, dënim,
Me këta gjemba në krijim?…
Mallkim!!!
Mallkim!!
Mallkim!