“I paudhi”-Dritan Mardodaj

“I paudhi”

Doli prap turitë i rrudhi
I paudhi, i paudhi
I paudhi me “klerikë”
Bën pazare natë e ditë

Me t’paudhin n’vendin tim
Kundërmon era mjerim.
I paudhi tradhëtar
Don ti i ndajë shqiptarët n’fetar.

Doli prap turitë i rrudhi
I paudhi i paudhi
Çehre hajni soj hajduti
Veremli dhe gjak mazuti

Antishqiptar i përbetuar
Kjoft mallkue, qoftë mallkuar
Kundërmon erë mjerim
Dun të çvasin Shqipërinë

Don me bë nji mikroshtet
Ky gjakprishur i vërtetë
Don me nda Shqipninë n’kantone
Plasën zjarret si Nerone

Po vjell ujin si kuçedra
Janë fakte, s’janë legjenda
I paudhi me gërdalla
Mizor më keq se në përralla

Don të hiqet “burrë zotni”
I paudhi faqezi.
Doli prap turitë i rrudhi
i paudhi i paudhi

Me një euro don me shit
Tokën e mbrojtur me kreshnikë?!
Bashkë më klerikët e rremë
Që të gjithë në Xhehenem!

I paudhi me besëprerë
E ka gati vendin n’Ferr!

Antishqiptar i përbetuar
Kjoftë mallkue, qoftë mallkuar!
Kjoft mallkue, mallkuar qoftë
Ashtu kjoft, Amin O ZOT!

© Dritan Mardodaj