Urë drite-Miltiadh Davidhi

1-Urë drite

Të ecësh në këtë
Urë drite
Brënda në det,
Të duket sikur ecën
Në një rrugë parajse,
Plot ajër, qetësi,
Sikur ecën
Për në përjetësi.

2-Të gjitha dashuritë

Fryn erë
E unë lëkundem
Bashkë me degëzat
E njoma të pemëve.
Më pëlqen
Të përkëdhelem
Nga e padukshmja.
E padukshme je dhe ti,
Dashuria ime.
Të gjitha dashuritë
Duhet të mësojne
Të përkëdhelin si era.

Dt.14.08.2026.Divjakë