A duhet që selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane të rikthehet në Suluca Karahöyük (Anadoll- Anatolia)në vendin e saj historik?



-Në Anadol selia e kryegjyshatës jetoi 643 vite ose 91.6% dhe nuk kërkoi të bëhej shtet fetar.
-Në Tiranë jetoi 59 vite ose 8.4% kërkojnë të bëhen shtet
-As Haxhi Bektash Veliu dhe as misticizmi islam (sufizmi) nuk kërkuan të ndërtonin shtete apo territore . Urdhri i tyre lindi si një rrugë shpirtërore (tarikat) për përmirësimin moral të njeriut, pavarësisht se në cilin shtet apo perandori jetonte.

Gëzim Llojdia

1.
Po e filloj me një legjendë.
Thuhet se Hoxha Ahmet Jasevi hodhi një urë zjarri të ndezur shumë larg dhe ajo ra në Suluca Karahöyük, në Anadoll. Ku të bjerë kjo urë zjarri, atje do të shërbesh, i tha Sejjid Muhamedit (ose Sejjid Muhamed ibn Ibrahim), të cilin sot e njohim si Haxhi Bektash Veliun.
Dervishi kishte ardhur nga shumë larg, nga qyteti Nishapur, në Khorasan të Persisë. Kryegjyshata Bektashiane e ka pasur qendrën e saj historike në Haxhibektash, në Anadoll, për shekuj me radhë.
Megjithatë, në vitin 1925, me reformat e Mustafa Kemal Atatürkut në Turqi, u mbyllën me ligj të gjitha teqetë, mekamat dhe urdhrat dervishë në vend.

Kur Haxhi Bektash Veliu u vendos aty në shekullin XIII, vendi përbëhej nga një fshat shumë i vogël. I gjithë vendi përreth teqesë kryesore quhej Suluca Karahöyük, emër që në turqisht lidhet me kuptimin „Kodra e Zezë“ .
Pas ardhjes së tij dhe ngritjes së teqesë, fshati dhe zona përreth morën emrin e tij dhe u njohën si Hacıbektaş.
Kjo është, në vija të përgjithshme, historia e vendit ku u ngrit një nga qendrat më të rëndësishme të traditës bektashiane.
2.
Kur Kryegjyshi Dede Reshat Bardhi, diku rreth vitit 2004, tha se Kryegjyshata një ditë do të shpërngulej në Anadoll, atje ku ndodhet dergjahu i saj i përhershëm, shumë njerëz u hidhëruan.
Por, sipas këtij këndvështrimi, institucioni duhej të rikthehej në vendin e tij të origjinës.
Nëse një rikthim i tillë do të ndodhte sot, do të shmangeshin edhe alibitë apo projektet që lidhen me krijimin e një shteti fetar brenda një shteti.Kjo ngre një pyetje që meriton të diskutohet hapur: A duhet të rikthehet Kryegjyshata Bektashiane në vendin e saj historik të origjinës, në Suluca Karahöyük, në Anadoll?
3.
Mirëpo le të shikojme se nga cilat vende ishin ata që e drejtuan Qëndrën botërore në shekuj .
Nga analiza e listës prej 40 Kryegjyshëve Botërorë Bektashianë, kategorizimi i prejardhjes dhe etnisë së tyre paraqitet:
Etnia -Prejardhja.
Turq / Anadollakë (me origjinë historike turke/horasaniane) 27. Në perqindje – 67.5%.
Shqiptarë =9 . Në perqindje – 22.5%.
Persianë / Horasanianë =2 .Në perqindje -5.0%.
Boshnjakë / Sllavë të Jugut (nga Sanxhaku/Bosnja)= 2 .Në përqindje -5.0%.
Gjithsej =40 .
Ndarja e detajuar sipas emrave.
1.
Persianë / Horasanianë (2 Kryegjyshë)
Haxhi Bektash Veliu (origjinë nga Khorasani, Persi/Irani i sotëm)
Horasanlli Mehmet Nuri Dede Baba (nga krahina e Horasanit)
2.
Turq / Anadollakë dhe Bektashinj Osmanë (27 Kryegjyshë)
Sejjid Hidër Llalla bini Idriz
Sejjid Resul Balli
Sejjid Jusuf Balli
Sejjid Myrsel Balli
Sejjid Ballëm Sulltan
Shah Kalenderi
Sersem Ali Dede Baba
Elhaxh Ahmed Dede Baba
Ak Abdall Dede Baba
Kara Halil Dede Baba
Dimotekali Vahdeti Dede Baba
Dimotekalli Mustafa Dede Baba
Birixhikli Ibrahim Dede Baba
Yrfeli Ibrahim Halil Dede Baba
Serezli Hasan Halil Dede Baba
Kremli Gjylihan Dede Baba
Dimotekalli Kara Ali Dede Baba
Sinolli Hasan Dede Baba
Kaxhiklli Halil Haqi Dede Baba
Sivaslli Nebi Haqi Dede Baba
Merzifonlli Ibrahim Dede Baba
Corumli Hasan Dede Baba
Jambolli Tyrabi Ali Dede Baba
Selenikli Hasan Dede Baba
Konjalli Perishan Dede Baba
Stambolli Mehmed Ali Hilmi Dede Baba
Mallajalli Mehmet Ali Dede Baba
3.
Boshnjakë / Sllavë të Ballkanit (2 Kryegjyshë)
Vedinlli Mahmud Dede Baba (nga Vidini)
Sofjelli Sa-atci Ali Dede Baba (nga Sofja)
4.
Shqiptarë (9 Kryegjyshë)
Haxhi Fejzi Dede Baba (origjinë shqiptare, i lindur në Maricaj)
Salih Niazi Dede Baba (shqiptar i lindur në Starovë/Pogradec, i cili e shpërnguli Kryegjyshatën në Tiranë në vitin 1930)
Ali Riza Dede Baba
Kamber Ali Dede Baba
Xhaferr Sadik Dede Baba
Abaz Hilmi Dede Baba
Ahmet Myftar Dede Baba
Haxhi Reshat Bardhi Dede Baba
Haxhi Edmond Brahimaj .
4.
Sa vjet ishte Sulcvekaraujk në Anadoll si qendër botërore?
Qendra dhe Shteti .
Turqi (Haxhibektash) nga vitit 1282 – 1925 .
Gjithsej =643 vite .
Në përqindje -91.6%.
Shqipëri (Tiranë) .Nga vitet 1930–1967 dhe 1991–2026 Gjithsejt =59 vite.
Në përqindje – 8.4%.
Gjithsej kohë e aktivitetit =702 vite .
Në vitin 1930: Salih Niazi Dede erdhi në Shqipëri dhe Kryegjyshata nisi punën e saj administrative e shpirtërore në Tiranë ,fillimisht e vendosur përkohësisht në Teqenë e Melçanit në Korçë .
Në vitin 1941: U përfundua ndërtimi i godinës ndihmëse dhe kompleksit të madh të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në periferi të Tiranës.
Kështu që, kronologjia e saktë e pranisë fizike dhe institucionale në Tiranë strukturohet kështu:
1930: Zyrtarizimi i Tiranës si Qendër Botërore nga shteti shqiptar dhe Kongresi Bektashian.
1941: Përfundimi i ndërtesës/kompleksit kryesor të Kryegjyshatës në Tiranë.
1967: Mbyllja dhe tjetërsimi i ndërtesës gjatë regjimit komunist (godina u përdor për qëllime të tjera shtetërore e kulturore).
1991: Rihapja dhe rikthimi i kompleksit në funksionin e tij origjinal shpirtëror.
5.
Mirëpo a ishte Shqipëria vend përshtatshëm për një qendër botëror?
Më 18 mars 1947,brenda selisë së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, ndodhi ajo që njihet si Tragjedia e vitit 1947.
Kjo ngjarje lidhet me Abaz Hilmi Dede Babain (Kryegjyshin Botëror të asaj kohe),Baba Faja Martaneshin dhe Baba Fejzo Therepelin. Reformat e kërkuara: Baba Faja Martaneshi dhe Baba Fejzo, të cilët kishin lidhje të ngushta me regjimin e ri, kërkonin të ndryshonin rregullat themelore të tarikatit bektashian. Reforma kryesore që ata kërkonin ishte lejimi i martesës për klerikët bektashinj dhe heqja e disa rregullave e petqeve tradicionale.
Kryegjyshi Botëror, Abaz Hilmi Dede, e refuzoi prerazi këtë kërkesë. Ai këmbëngulte se do të mbronte doktrinën, statutet dhe traditën qindra-vjeçare të Haxhi Bektash Veliut, ku klerikët e lartë nuk martoheshin.
Ngjarja e 18 Marsit 1947
Sipas versionit më të njohur historik dhe dokumenteve të kohës:
1. Baba Faja Martaneshi dhe Baba Fejzo shkuan në selinë e Kryegjyshatës për t’i kërkuar Dede Abazit nënshkrimin e reformave me mbështetjen e shtetit komunist.
2. Pas një debati të ashpër ku Dede Abazi nuk pranoi të shkelte rregullat tradicionale, Dede Abazi qëlloi për vdekje Baba Fajën dhe Baba Fejzon.
3. Menjëherë pas kësaj, Abaz Hilmi Dede Baba vrau edhe veten.
Prapaskenat dhe misteret historike.Ndonëse versioni zyrtar i propaganda komuniste e paraqiti Dede Abazin si “reaksionar” dhe Baba Fajën si “hero patriot”, mjaft historianë dhe besimtarë ngrenë dyshime për një kurth apo inskenim nga Sigurimi i Shtetit. Regjimi komunist shfrytëzoi përplasjen dogmatike midis klerikëve tradicionalë dhe atyre të lidhur me pushtetin, me qëllim dobësimin e bektashizmit nga brenda, çka solli eliminimin e njëkohshëm të tri figurave më me ndikim të këtij komuniteti brenda së njëjtës ditë.
Gjithsej brenda mureve të kompleksit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë kanë mbetur të vrarë 5 klerikë të lartë.
Salih Njazi Dede Baba (Kryegjysh Botëror) . Vrarë më 28 nëntor 1941.
Ali Riza Dede Baba (Kryegjysh Botëror) . Vrarë më 22 shkurt 1944.
Abaz Hilmi Dede Baba (Kryegjysh Botëror) . Vrarë më 18 mars 1947.
Baba Faja Martaneshi .Vrarë më 18 mars 1947.
Baba Fejzo Therepeli .Vrarë më 18 mars 1947.
Nga këta pesë klerikë, tre prej tyre ishin Kryegjyshë Botërorë në detyrë në momentin kur u vranë brenda godinës, duke e bërë këtë seli gjeografike dëshmitare të ngjarjeve më tragjike.
Ndryshe në kompleksin historik të Haxhibektashit(Sulucakarahöyük) në Anadoll nuk ka pasur asnjëherë vrasje apo ekzekutime të klerikëve të lartë brenda mureve të teqesë.
1. Haxhibektashi (Anadoll) – Qendër e mbrojtur nga Perandoria. Gjatë shekujve që shërbeu si Pirevi (qendër botërore), Haxhibektashi kishte një status të veçantë sakral dhe mbrohej drejtpërdrejt nga shteti osman.Teqeja konsiderohej vatër e shenjtë (Harim-i Ismet) ku derdhja e gjakut ishte tabu absolute.
Edhe gjatë krizave të mëdha si shfuqizimi i Jeniçerëve në vitin 1826 kur urdhri u godit rëndë masat ndaj teqesë qendrore qenë administrative (mbyllje temporale, konfiskim pronash apo emërim dervishësh nakshbendi),por kurrë nuk pati përplasje me armë apo atentate brenda kompleksit.
2. Tirana (Shqipëri) . Në mes të luftës ideologjike të shekullit XX Ndërtesa e Tiranës lindi në një epokë të përgjakshme globale (1941-1947). Kontrasti tragjik erdhi sepse:Mungesa e statusit tradicional të paprekshmërisë: Në shekullin XX, idetë e reja politike (fashizmi, nazizmi dhe sidomos komunizmi radikal) nuk njihnin më shenjtërinë e teqesë.Përdorimi nga politika: Shtetet pushtuese dhe më pas regjimi i ri donin ta kontrollonin ose ta përdornin Bektashizmin si mjet politik, çka ngriti tensione të armatosura dhe përplasje direkte brenda vetë godinës.
Mirëpo a ishte kjo situate në Anadoll?Prandaj, përderisa Haxhibektashi jetoi nën hijen e një tradite qindra-vjeçare mbrojtjeje dhe kulti, godina e Tiranës u përball që në ditët e saj të para me dhunën e ideologjive moderne, duke krijuar atë kontrast kaq të madh historik mes dy selive
6.
Nëse Kryegjyshata duhet apo nuk duhet të rikthehet në Haxhibektash (Anadoll), varet nga këndvështrimi.
Pro rikthimit në Anadoll.
Vendi i Shenjtë (Pir-i Sani): Haxhibektashi është vendi ku ndodhet tyrbja e vetë Haxhi Bektash Veliut. Nga pikëpamja e traditës dhe mistikës, ajo është “vatra e parë” dhe rrënja e të gjithë tarikatit.
Legjitimiteti historik.Për më shumë se 6 shekuj, aty u morën vendimet kryesore dhe aty ndodhet historia fizike e urdhrit. Për mjaft besimtarë (sidomos alevitë e bektashinj në Turqi), rikthim te vendi i origjinës do të thoshte mbyllje e një cikli historik.
Këndvështrimi pro qëndrimit në Shqipëri .
Pengesa Juridike në Turqi: Edhe sot e kësaj dite, në Turqi është ende në fuqi Ligji nr. 677 i vitit 1925 (i miratuar nga Mustafa Kemal Atatürk), i cili ndalon me ligj veprimtarinë e teqeve dhe urdhrave dervishë.
Vazhdimësia e zhvendosjes: Vendimi për zhvendosje në vitin 1930 u mor nga vetë Kryegjyshi Botëror (Salih Njazi Dede) me miratimin e Këshillit të Lartë, duke i dhënë Tiranës statusin e selisë zyrtare të zgjedhur në kohë sprove.
7.
A do ta njohi bota edhe pse dervishët pa energji kanë nisur misionarë kudo.Njohja e Kryegjyshatës së Tiranës jashtë kufijve shqiptarë është kryesisht simbolike dhe përballet me pengesa të mëdha praktike e juridike.Arsyet pse njohja e saj globale mbetet e kufizuar ose thuajse e padukshme në botë përmblidhen në këto pika:
Çështja e Alevive në Turqi: Komuniteti më i madh që ndjek traditën e Haxhi Bektash Veliut (rreth 12-15 miliona alevitë bektashinj në Turqi) organizohet nëpërmjet fondacioneve e shoqatave vendose (Cemevi). Për shkak të ligjeve turke dhe përplasjeve historike mes degëve Çelebi (të martuarve) dhe Babagan (të pamartuarve), ata nuk e njohin administrativisht Tiranën apo udhëheqësit, por thjesht si një vatër dytësore shqiptare.
Mungesa e subjektivitetit ndërkombëtar.Ndryshe nga Vatikani, i cili është një shtet sovran me marrëdhënie diplomatike dhe ulëse në OKB, Kryegjyshata Bektashiane është e regjistruar juridikisht vetëm si një komunitet fetar brenda shtetit shqiptar. Jashtë Shqipërisë, ajo nuk ka status diplomatik apo juridik si organizatë ndërkombëtare.
Teqetë e asimiluara apo të mbyllura. Në vendet ku Bektashizmi ka pasur teqe historike si Egjipti, Greqia, Bullgaria apo Rumania, ato ose janë sekuestruar nga shtetet përkatëse, ose janë kthyer në objekte muzeale,kulture, duke shkëputur çdo lidhje administrative me Tiranën.
Mbyllja e fesë në Shqipëri për 24 vite (1967-1990) e shkëputi plotësisht Tiranën nga bota islamike dhe nga besimtarët e mbetur jashtë vendit, çka bëri që komunitetet bektashiane në diasporë apo Ballkan të organizoheshin në mënyrë të pavarur.
Kjo bën që titulli “Botërore” të funksionojë më tepër si një pretendim historik e doktrinor i vetë urdhrit për të ruajtur vazhdimësinë e Haxhibektashit, sesa si një realitet i njohur ndërkombëtarisht nga shtetet apo komunitetet e tjera fetare në botë.
8.
Ideja e krijimit të një “Shteti Bektashian” sipas modelit të Vatikanit (i propozuar nga qeveria shqiptare) përballet me pengesa të jashtëzakonshme kushtetuese, politike dhe ndërkombëtare që e bëjnë realizimin e tij pothuajse të pamundur.
Arsyet kryesore pse kjo nismë shihet si gjeopolitikisht dhe juridikisht e paimagjinueshme përmblidhen këtu:
Pengesa Kushtetuese (Neni 1 e 7): Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Shqipëria është një shtet i vetëm, i pandashëm dhe laik. Krijimi i një enklave sovrane fetare brenda Tiranës do të kërkonte ndryshimin e parimeve treguese të Kushtetutës, gjë që kërkon shumicë të cilësuar (140 deputetë) dhe potencialisht një referendum popullor.
Precedenti i Rrezikshëm: Dhënia e sovranitetit territorial një komuniteti të caktuar fetar krijon një precedent që cenon barazinë e komuniteteve të tjera fetare në vend (Mysliman, Ortodoks, Katolik), duke prishur ekuilibrin dhe modelin historik të harmonisë fetare në Shqipëri.
Mungesa e njohjes ndërkombëtare. Sovraniteti nuk shpallet vetëm me ligj vendor, ai kërkon njohje nga shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare (si OKB apo BE). Bota ndërkombëtare është jashtëzakonisht ngurruese për të njohur entitete të reja shtetërore mikro-territoriale me bazë fetare ne shekullin XXI.
Reagimi nga vetë Turqia dhe Alevitë. Federatat kryesore alevite-bektashiane në Turqi dhe Evropë e kanë kundërshtuar hapur këtë ide, duke deklaruar se Bektashizmi është një traditë shpirtërore dhe jo një projekt gjeopolitik apo shtetëror.
Prandaj, për pjesën më të madhe të vëzhguesve, kjo ide mbetet më tepër një nismë politike e mediatike sesa një projekt me gjasa reale zbatimi në praktikë.
Misioni i besimit dhe misioni i shtetit. Feja gjeografikisht synon zemrën dhe ndërgjegjen e njeriut, ndërsa shteti është një krijesë administrative e shpikur nga njerëzit për të menaxhuar taksat, ligjet dhe territorin. Përzierja e tyre shpesh e zbeh ose e politizon mesazhin shpirtëror.
Mësimet e udhëheqësve shpirtërorë: As Haxhi Bektash Veliu dhe as misticizmi islam (sufizmi) nuk kërkuan të ndërtonin shtete apo territore politike. Urdhri i tyre lindi si një rrugë shpirtërore (tarikat) për përmirësimin moral të njeriut, pavarësisht se në cilin shtet apo perandori jetonte.
Rreziku i politizimit. Kur një traditë shpirtërore kornizohet me ligje qeveritare dhe diplomaci tokësore, ajo rrezikon të kthehet në një mjet për pushtet politik, duke humbur atë pavarësi dhe pastërti shpirtërore që Krijuesi i ka falur.
9.
As Naimi por edhe rilindas të tjerë nuk kërkuan të bëhet shtet fetar por luftuan dhe punuan për shtetin shqipëtar, jo për shtetin bektashi.
Ka njëmijë arsye pse nuk do bëhet, por kryesorja është se Krijuesi i energjinë ua hequr ,energjinë feve të vjetra.
Kur toka është ende nën ndikimin e energjisë negative.
Kur zjarret dhe temperaturat afrikane kanë pushtuar tokën.
Kur në cdo dimër që po vjen përmbytjet po bëjnë kërdinë.
Kur tërmetet dhunshëm lëvizin tokën dhe aksidentet po mbjellin viktima,cfarë pune bëjnë njerëzit e energjisë?
Kur Piri tyre H.Bektashit i thanë se po vuanin shumë dhe nuk ishin në gjëndje të punonin dhe ju lutën të gjendte një vend tjetër më të butë.Cfarë u tha: Unë hodha sytë në Rumë dhe nuk gjeta ndonjë vend më të lartë, më të vështirë dhe me njerzë më të keqinj se këtu,se po ta gjeja atje do të veja…
Shkurt, prandaj vijnë njerëzit me energji për të ndalur energjin negative .
Pra çu pse ju duhet nje shtet fetar ,kur ju nuk jeni të zot, të bëni zap fenomenet natyrore,që janë nën ndikimin e energjisë negative?