Rizgjimi-Ariel Bella

Rizgjimi
Kur një pëllumb ndalet pranë një dritareje
që për shumë vite ka qëndruar e mbyllur,
duke ruajtur sekretet e saj,
do të thotë se jeta ka fjetur aty,
në heshtje,
duke zgjedhur të mos flasë
as në ëndrra.
.
Dhe paqja e pëllumbit zgjon,
si një prekje e lehtë,
gjithë kohën që iku e pashënuar
në kalendarët e varur në mure.
.
Të trembin zgjatimet e hijeve
që nuk duan të ikin,
por gjithçka merr një tjetër kuptim
kur heshtja fillon të zgjohet.
.
Sepse ndonjëherë
mjafton një pëllumb pranë një dritareje
që e gjithë koha e fjetur
të hapë sytë përsëri.
.
Dhe ajo që për vite kishte heshtur,
më në fund
merr frymë
në duart e një poeti.
Ariel Bella
#Rizgjimi #Poezia #ArielBella