U ndamë
Kur dashuria u nda me kaq,
ç’më shikon egër me ata sy?
Ti nuk më ke dashur asnjëherë,
Por mua më vjen keq për ty.
Edhe pa ty do të jetoj,
si varka ,që çan stuhinë,
Një tjetër unë do dashuroj,
pa e prishur fare terezinë.
Si mali që pret në dimër rrufetë,
edhe po të digjen pëmët e shkurret,
përsëri ai,mal do të ngelet,
as do tretet e do tkurret.
