Motiv popullor-Ajri Ramaj

Motiv popullor

Dil moj dil moj e padalë
Dil si hëna për bajram.
Dil siç del hëna në mal.
Dil moj të ndrçosh dynjanë.
 
Dil të shoh atë ball gjysme hënë
Mbi atë ball flokët e argjendë.
Të tuat janë, a’ti kan bërë?!
Apo kështu t’ka lindur jotëm.

 

Dil moj dil moj zonjë e madhe.
Boll provove gjithë ato fustane.
Dil të shoh pak në drtare.
Dil shpirt se më plase fare.

 

Dil të pres posht në oborr.
Të puth gush faqe e sytë.
Natë është s’na shikunë kush,
Në ke shpirt e zemër si unë.
 
Të pres nesër shpejt pa gdhire.
Derën hapur unë kurr se mbyll.
Të pres miken ashtu si pritet.
Ti plotesoj të gjitha të mirat.