Etyd fundvere…Agim Pipa

Agim Pipa

*Etyd fundvere…

Në fillim
erdhi më zgjoi ëndërra;
pastaj
një prej duarve të mia u shtri
dhe mori ndër gishtrinj
kurbën e syrit tënd;
pastaj
unë qëndrova mes linjave të bardha
ndën çarçafë të pastër.

Jemi
e njejta dashuri, shpirti im,
e njejta substancë, prej nga u lindën
fëmijët tanë fillimisht
mandej dy nipërit dhe mbesa – si drita.

Lind vetëm gra të bukura
qyteti
që i falim frymën …
@ ag.pipa