Prof. Dr. Shefki Selami Poti
FJALA E REDAKTORIT
Çdo vepër që trajton historinë, identitetin dhe trashëgiminë e një populli përfaqëson një përpjekje për të kontribuar në pasurimin e debatit shkencor, kulturor dhe shoqëror. Në këtë kuptim, libri „Pellazgët – Shkëmbi ku nisi historia shqiptare” e autorit Feri Arifi përbën një punim me karakter historik, kulturor dhe publicistik, në të cilin autori trajton një gamë të gjerë temash që lidhen me lashtësinë, gjenezën, pastaj qytetërimet e hershme, prejardhjen e shqiptarëve dhe ADN-në, zhvillimin e gjuhës, besimet, mitologjinë, figurat historike dhe proceset që kanë ndikuar në fatin e trojeve shqiptare gjatë shekujve.