Dhe rrahjet me ritëm-Kasam Shaqirvela

Kasam Shaqirvela

Dhe rrahjet e zemrës me ritëm
Në marsh e mbanë një ushtri
Vetëm shpirti i dëlirë është ai
Që vuan për të veten dashuri.
 
Sa herë që gjoksi gufon…
Dhe kafazi i kraharorit sa s’çahet
Lava vullkanin e vet e zgjon
Rrethit të tij t’i shpërndahet.
 
 
 
 
Edhe në vuan shpirti kurrë s’ndalet
Ritmin e rrahjeve e mban në akordim
Veçse ndjenjash binjake ai kallet
Edhe i plagosar, ai rend në dashurim.
 
© Kasam Shaqirvela