Tregim

KAFJA E MENÇURISË
Ymer Hysa
Sapo mora njoftimin telefonik se në një fshat malor të rrethit kishte ngordhur një lopë, menjëherë bëj gati çantën me pajisjet e nevojshme që më duheshin dhe nisem me makinën private për atje. Fshati nuk ishte shumë larg, por rruga e pa shtruar me asfalt dhe e pa mirmbajtur fare, pothuajse zgjatej me tre fishin e kohës.
Arrita te shtëpia e fermerit dhe thirra në emër të të zotit të shtëpisë që larg te porta e drunjtë e oborrit.
Në derë u shfaq një grua e moshuar e veshur me rroba tradicionale. Ishte e ëma e fermerit.
– Hajde bujrum, mu drejtua dhe zbriti tre shkallët para derës së shtëpisë dhe erdhi drejtë meje nëpër oborr. I zgjatata dorën dhe u prezantova:
– Jam veterineri, më njoftuan se ju ka ngordhur lopa.
– Po tha në dialekt, ka cof, është atje te ara poshtë, i ka ra një sëmundje në lëkurë dhe ka disa ditë që ka qenë keq, nuk hante dhe mezi ecte.
– Ju pastë marrë të keqen, të shkojm ta shohim, ju drejtova unë.
– Aty është ajo se gjen gjë, po hajde njëherë brënda të pish një kafe, jemi shpi robi.
U mundova ti shpjegoj se nuk dua të humb kohë se më duhet të marr material për analiza dhe na duhet të gjejmë njerëz të hapim gropën për groposje.
– Të gjitha do i bëjmë – mu drejtua, vjen djali tani dhe i rregullon ai ato punë, ti eja e pi kafen brënda se edhe njeri me qenë, para pihet kafja e pastaj varroset.
U ndjeva ngushtë dhe i turpëruar nga fjalët e të moshuarës. Kishte të drejtë, ashtu duhej të bëja.
I skuqur dhe i zënë në befasi nga mençuria e të moshuarës hyra brënda në shtëpi për të pirë kafen që e quajta “kafja e mençurisë”.