
Gëzim Llojdia
disa kujtime …
1.
Ishte nga fundi i gushtit të vitit 1986. Më saktë, aty nga 22 gushti, kur më erdhi njoftimi se isha emëruar në gazetën “Zëri i Popullit”.Lajmi nuk ishte thjesht një njoftim zyrtar. Ishte një lajm që të zgjonte përnjëherësh një varg ndjesish: gëzim, krenari, kureshtje dhe, përse jo, edhe një lloj droje përpara asaj bote të re ku po hyja. Mora trenin e parë për Tiranë.Në tren takova A. Llallën. Kishim mbaruar të njëjtin fakultet Ai udhëtonte çdo ditë nga Durrësi në Tiranë, në pritje të emërimit .Sapo më pa, më uroi dhe më tha: Lajmin për ty e kam marrë vesh nga B. Hoxha. Një mëngjes, kur po shkoja për në Tiranë, ma tregoi.Sapo zbrita nga treni morra bulevardin , u drejtova për nga godina e gazetës.Gazeta kryesore e vendit ndodhej në bulevardin kryesor. Kur niseshe nga stacioni i trenit, e kishe në të djathtë.Dhe kur vije nga qendra, në të majtë.
E kisha parë atë godinë edhe më parë. Atë ditë më dukej sikur kishte marrë një pamje tjetër.Po shkoja drejt saj si njeri që sapo ishte bërë pjesë e asaj bote.Dhe, megjithatë, pikërisht përpara godinës më pushtoi një dilemë e vogël: ku të hyja dhe kujt t’i drejtohesha?Nuk njihja mirë zyrat e asaj godine .Dhe dhe as njerëzit,që do të duhej të kërkoja.Fare pranë gazetës ndodhej Drejtoria e Arkave të Sigurimeve.Atje punonte B. Prifti, nga Tërbaçi.Kishim kishte miqësi familjare. Djali i saj, Edi, ishte një nga shokët mi.Ajo më pa dhe, më pyeti:
-Përse ke ardhur kaq herët nga Vlora?
-Jam emëruar te “Zëri i Popullit”. Më tregoi se Edi ishte emëruar në periferi. Më tha se mund të më shoqëronte te kryeredaktori.
U nisëm.Ngjitëm shkallët e ngushta të godinës. Por kryeredaktori mungonte.Ishte gusht dhe, atëherë si edhe sot, mbante me vete ritmin e pushimeve. Redaksia ishte më e heshtur, disa zyra ishin bosh dhe njerëzit dukeshin më të rrallë se në ditët e zakonshme.Për një çast mbeta sërish në pritje.Pastaj pamë tabelën e zv/kryeredaktorit S. Milloshi.B. Prifti e njihte. Trokiti.Dera u hap dhe hymë.Kështu, me një trokitje të thjeshtë në një derë redaksie, nisi për mua ajo histori që do të mbetej në kujtesë.Kështu nisi ajo ditë, që në atë gusht të vitit 1986, do të më çonte për herë të parë brenda redaksisë së “Zërit të Popullit” një gazetë ku sapo isha emëruar dhe prej së cilës,po aq shpejt, do të më duhej të largohesha.
2.
Zv/kryeredaktori S. Milloshi tha se dokumentet e mia kishin mbërritur. Emërimi ishte bërë zyrtarisht: do të punoja si gazetar në sektorin e bujqësisë.Pas pak ai mori në telefon përgjegjësin e sektorit, I. Bacin.Nuk kaloi shumë dhe Ibrahimi u shfaq në zyrë. Zv/kryeredaktori na prezantoi shkurt:
Ky është, gazetari i ri.Pastaj i tregoi se ku do të punoja.
Zbritëm në zyrat e sektorit të bujqësisë.Ishte një mjedis që, po ta shihje me syrin e sotëm, do të dukej tepër i thjeshtë. Madje, për kishte diçka të zymtë. Nuk kishte pothuajse asgjë përveç tavolinave dhe karrigeve. Tavolinat, pa mbulesa, kishin një ngjyrë kafe të errët, që çuditërisht më kujtonte mensat e fshatit. Tavani ishte i ulët dhe hapësira nuk të jepte ndonjë ndjesi veçanërisht mikpritëse.
Në një cep të zyrës, disi i tërhequr dhe pothuajse si hije, ndodhej edhe një gazetar .Tha se quhej Th. Sahatçi i dhash dorën. Atëherë nuk mund ta dija se, disa kohë më vonë, ai do të shfaqej sërish në rrugën time. Do të vinte deri në vendin ku punoja, në Mavrovë.Nuk e kuptova erdhi vet apo e dërguan për të bërë një shkrim problemor.
Ibrahimi e kuptoi menjëherë habinë time.
-Kështu janë zyrat e popullit, – më tha. Të thjeshta.
Dhe vërtet, thjeshtësia ishte fjala që i përshtatej më së miri atij vendi.Por kishte edhe diçka tjetër që më bëri përshtypje: nuk kishte as makinë shkrimi.Për një gazetar, kjo ishte e pazakontë. Sot mund të duket e pabesueshme. Aso kohe artikujt ne i shkruanin me stilograf pastaj merrnim makinën e shkrimit me atë zhurmën e fortë të tasteve.Mos vallë këtu shkruanin me dorë dhe ua dorëzonin daktilografistëve? Apo tekstet, të shkruara në letër, zbrisnin më tej drejt shtypshkronjës?Nëse kujtesa nuk më gabon, shtypshkronja ndodhej diku në katin e parë.I.Baci më tregoi një karrige.Ja ku është vendi juaj.Ishte një fjali e thjeshtë, por për mua kishte kuptimin e parë konkret të emërimit.Pas kësaj, u ngjitëm përsëri lart, në zyrën e zv/kryeredaktorit.Atje e pyeta:
-Kur mund ta filloj punën?Përgjigjja ishte e shkurtër:
-Nesër.
Por unë kisha diçka tjetër për t’i treguar.Pas një jave duhet të filloj zborin tre mujor, shërbimin e detyrueshëm ushtarak.Ai mendoi për një çast dhe më tha:
-Atëherë, pasi të mbaroni zborin, kthehuni.Por jeta kishte rezervuar një kthesë tjetër.Atje nuk u ktheva më kurrë.Rrugët e mia ishin kryqëzuar diku gjetkë.Dhe pikërisht këtu fillon një nga ato paradokset e jetës.
3.
Për një kohë të gjatë, pasi nuk u ktheva më në “Zërin e Popullit”, e kam pyetur veten: Çfarë kishte ndodhur? Çfarë ishte bërë shkak që një emërim i kryer të mbetej përgjysmë?Mendja e njeriut, kur nuk e di të vërtetën, ndërton lloj-lloj shpjegimesh.Mund të mendosh shumë gjëra.Apo dikush kishte ndryshuar mendim. Mundje të ishte një urdhër tjetër, vendi i punës nuk ekzistonte më.Jo ore jo.Besoj ishte ndonjë arsye tjetër e panjohur kishte ndërhyrë në mes.
Të vërtetën do ta mësoja shumë më vonë.Shkaku ishte përbërja politike.Po ta gjykoje përciptazi ne kishim më shumë kontribute se një anëtar i Byrosë.Xhaxhai partizan të dy gjyshërit pjesmarrës aktiv.Dhe si fis kishim dhe shumë komunistë.Dhe këtu qëndron, për mua, një nga absurditetet më të mëdha të asaj kohe.Gjykimi kishte zbritur shumë më larg, përtej meje, nëpër degëzimet e një biografie politike që duhej të kërkohej deri në rrënjë.Kishte ndodhur ajo, që unë aso kohe dhe disa të tjerë sot thonë :Po përse deri atje arrinë?Nuk e di nëse ishte urdhër i shkruar.Apo urdhër i pashkruar që duhej kontrolluar deri në brezin e parë të kushurinjëve.
Dhe nga një zyrë e lart diku në “Dëshmorët e kombit”,kërkuan verifikim politik.
…Dhe çfarë pastaj këta byroistët qënkishin të gjithë komandantë apo komisarë të luftës . Të asaj lufte që nxorri kaq shumë cene në çdo derë, në çdo fshat,në çdo qytet…
Kështu u dërguan shkresa apo emisarë s’di ta them ,për të verifikuar biografinë deri në brezin e parë ,dhe ajo duhej kërkuar “deri në rrënjë”, siç thoshin në Jug. Dhe rrënjët e mia u kërkuan larg.Në fermën e Kotës, drejtori E.S kishte firmosur një biografi sipas asaj që mësova, shkruar mirë .Nga Byroja e fshatit Kuç kishte ardhur një përgjigje pozitive.Edhe nga Progonati përgjigjja ishte pozitive. Xhaxhi kishte qenë partizan. Gjyshi kishte marrë pjesë në Luftën e Parë.Nga Lekdushi ishte shenja e shkatërrimit të ëndërrës. Halla M. ishte martuar në Begaj. Dhe pikërisht këtu, siç thoshin pleqtë e kohës, biografia mori një “cen”, pra thonë vlonjatët:Je ftohur brinjë më brinjë.Në dokumentet e mia u shënua lidhja:G. M. Llojdia ka motrën e babait,(hallën) martuar me A. B, i cili ka arratisur në Nju Jork, SHBA,vëllain e vet R.Begaj.Ky ishte realiteti në të vërtetë.Nuk ka ndonjë shtesë në këtë përgjigje.
4.
Këtu qëndronte absurdi.Ai njeri, R.B, për mua ishte jashtë familjes sime të drejtpërdrejtë.Lidhja jonë ishte vetëm përmes krushqisë së largët. Nuk kisha ndonjë marrëdhënie me të. Nuk kishte qenë pjesë e jetës sime dhe nuk kishte asnjë ndikim mbi ne…Por në logjikën e asaj kohe, lidhja e gjakut, lidhja martesore dhe krushqia mund të bëheshin pjesë e të njëjtit zinxhir,kur flitej për poste të lartë.
Dhe këtu çështja kontrollohej, deri në brezin e parë,për një lidhje me të afërm të Byrosë,dhe sigurisht që edhe emërimi shkonte nëpër këtë kornizë. Ky person që është permendur si R.B ,nga sa kisha dëgjuar ishte dërguar nga sigurimi i shtetit jashtë vendit.Dhe kishte ikur diku pas çlirimit.Pikërisht në kohën kur kërkohej biografia ime,ndoshta më para,ka ndodhur diçka me këtë person.
R.B ka kërkuar të të vizitonte fshatin e tij pas një mërgimi të gjatë 30 vjecar.Mirëpo sigurimi i kishte kthyer përgjigje negative.Ai kishte kërkuar sërish duke gjetur si shkak fejesën apo martesën e nipërve.Por përgjigjia, që merte ishte negative.Në këto kushte R.B u ka komunikuar se do ta ndërpriste misionin e tij dhe për ca kohë ai heshti.Kjo vuri në alarm sigurimin deri sa ministiri i brendshëm.Një finok e injorantë, që hëngri edhe ministirin nga Mavrova, shkoi deri në fshatin e Lekdushit.Si kohë nuk e përcaktoj dot kur ka ndodhur ,por emri i R.Begaj përmendet se ka qenë kur ai ka heshtur misionin.Atje ka realizuar gjoja rastësisht një foto ku gjëndej edhe A.Begaj vëllai i personit ,dhe burri i hallës time.A është e rastësishme fotua?Jo kurrsesi.Si mundej vall që ministri që akuzoi ishminsitrin tjetër të pozonte me vëllan e nëj armiku edhe pse ai ishte dërguar nga shteti.Mirëpo në dokumente zyrtare cilësohej i aratisur.Një fotgrafi ju dërgua në Neë Jork R.Begaj duke i thënë ti mund të heshtësh,por ne kemi vëllain tënd…
Pas njëfarë kohe, ai kishte rifilluar aktivitetin e tij.Por mua smë interson më historia e tij.Dhe këtu, në mënyrë të çuditshme, historia ime u kryqëzua me të tijën. Madje në vitet e fundit të regjimit ai e vizitoi fshatin e tij.Vizitë ishte,apo ishte një mision për të nxjerr dicka të cmuar?As këtë se dimë.Por ky besoj ka qenë edhe qëllimi tij.Sepse pas rrëzimit të murreve të vjetra,ai nuk morri në Amerikë, as një prej nipërve të tij.Thjesht u bëri propgandë , se e keni këtu Amerikën…
Mirëpo është edhe dikush tjetër që është përzier me këtë historin time.Një student vëlle nga zona ime ka marr një foto që ma kishte dërguar halla sëbashku me disa rroba të jashtme që ja kishte dërguar R.B nga Amerika,por jo për mua për fëmijtë e sja dhe sic ndodh në Shqipëri që bëjën ndere ajo ma dëgroj disa rroba nga ato.
Pra ky student ka lidhur historinë se ndoshta merrja rroba,para ose letra. Besoj se të dhënat gjënden në skedën e spiunit vëlle.Mirëpo aso kohe kishte një tendecë.Që dikush, që kishte një të afërm jashtë shtetit, u dërgonte letra duke u thënë meq këtu tek ne s‘ka asgjë, na dërgoni :syze,motor,manjetofn,rroba etj etj…
Dhe më thënë të drejtën ,kjo ishte bërë masive.Por unë s‘kisha fare lidhje me këtë mod.Thjeshtë halla më dërgoi ca rroba ,brenda të cilave gjëndej edhe foto .Pas kësaj është shkruar:“Person politikisht i papranueshëm… në 2 aspekte.Për të punuar në gazeten:“ Zëri i… lidhje me familjarë të Byrosë….”
5.
Dokumentat e mia s‘di ku përfunduan.Ndërsa janë shkruar 3 kërkesa.Nëse merrja,para,letra dhe rroba nga R.B dhe duhej të kontrollohesha për 6 muaj.Më dërguan punëtorë në fermën N.B Kotës.Atje me përjashtim të një djali si Mëno Besimi që më trajtoi mirë si punëtor,të tjerët më shikonin si të dyshuar i regjimit.Kjo ishte kulmi i hipokrizisë.Kisha shkruar jo pak për regjimin në gazetën lokale dhe fisi ynë ishte tërësisht i lidhur me regjimin. Gjashtë muaj më vonë isha verfikuar, por skishte dalë asgjë, që të më lidhte me personin R.Begaj . Që në të vërtet s‘kisha lidhje fare, përvecse një krushqi e largët.Por që ata e prunë mjaftë afër.Lidhja me breznin e parë.Kjo tregon se ende edhe pas 80 vjetësh nuk është zbardhur cfarë ishte urdhëri për një lidhje me të afërm të Byrosë duhe hetuar deri në breznin e parë. Kështu pas edhe një kohe tjetër punëtor,më mbrijnë dokumentat.Por atje shënohej Mavrovë rreth 1000 m mbi det.Dhe s‘ishte bulevardi kryesor i Tiranës dhe as godina e gazetës.
6.
Kur u mbytë anija.Minjtë vrapuan të parët të shpëtonin.Ja mbathën në Greqi.Ndërruan fenë dhe emrat i bënë grekë.Sepse regjimi ishte treguar i poshtër me ata.Unë mbeta në vendin.Kurse ata që e quanin Amerikën- armike,dhe me këtë titull digjnin të tjerët, pasi u rrëzuan murret, gjetën viza dhe shkuan në Amerikë dhe jetuan vet ose fëmijët e tyre.Dhe nipërit e tyre,dhe kushdo tjetër pas tyre, sepse kjo Amerikë siç e deshën,në të vërtetë ishte vendi i lirive…
@G.Llojdia.autor.
foto 1986.