Intelektuali i mirëfilltë i kauzës kombëtare Xhemajl Zeqir Arifi-Sami Arifi

Shkruar nga Sami Arifi

Xhemajl Zeqir Arifi (Mulla Xhema) e ndjente obligim në shpirt të ishte aty ku mund të kontribonte për çështjen kombëtare për shpurrjen njëherë e përgjithmonë të pushtetit serb, që ishte gjenocidial kundër egzistencës fizike të popullit shqiptar.

Skruan: Sami ARIFI

Atdhetari Xhemajl Z. Arifi (1914-1944)

Xhemajl Z. Arifi u lind në vitin 1914, ai mësoi katër vite në “Atëk Medresenë”, vjen nga fjala turke “Atik Medrese”, që dmth Medreseja e Vjetër, e Gjilanit te Haki Efendiu, kurse ixhazetin (ixhazeti fjalë arabe dmth leje, autorizim ose licencë) e morite te Ataullah Efendia në “Medah Medrese” të Shkupit. Xhemajl Z. Arifi u martua në vitin 1929 me Latifen (e cila ndërroi jetë në vitin 1994).

Atdhetari dhe intelektuali i mirëfillt, Xhemajl Z. Arifi, ishte Kryetar i “Këshillit të Gjyqit të Paqit” (i Islihatit, fjala islihat vjen nga gjuha arabe dmth pajtim ose rregullim i ndonjë mosmarrëveshje), për Moravë të Epërme, Kryetar i Këshillit për Regrutimin e Ushtarëve dhe të Vullnetarëve për  Moravë të Epërme, ai i stërvite ushtarët për luftë kundër partizanëve serbo-çetnik për mbrojtjen e kufirit lindor dhe merrte pjesë edhe vetë në luftë. Atdhetari Xhemajl Z. Arifi Kryetar në Komunën e Qëndresës (Sllatinës së Epërme), Kryetar i Komunës në Dardani (nëntor të vitit 1943-nëntor të vitit 1944). Xhemajli nuk u shkarkua nga detyra dhe pati mundësi të vazhdonte në detyrën e kryetarit  të Komunës së Sllatinës.

Pas okupimit të Kosovës nga forcat çetnike, serbo-komuniste, atdhetari Mulla Xhemë Sllatina e dinte se vdekjen e kishte të sigurt, nëse nuk largohej prej atdheut të tij, por ai vendosi mos të largohet nga atdheu për asnjë çmim. Xhema thoshte: „Konandanti nga beteja duhet të largohet i fundit“, prandaj ai vendosi që të paktën eshtrat e tij të tretën në dheun e Kosovës, mos jo, shpirti i tij të jetë në qiellin e Kosovës, siç thoshte ai: „Meqë kufoma tretet në dhe, ndërsa shpirti ngritet në qiell mbi hapësirën e atdheut“ të tij, ashtu edhe ndodhi, kufoma e tij u tretë në tokën e Kosovës, pa vend e shenjë të ditur, ndërsa shpirti i tij u ngritë mbi qiellin e Kosovës.

Xhemajl Z. Arifi (Mulla Xhemë Sllatina) së bashku me disa përsona të Anamoravës së Epërme u ftuanë për një mbledhje në Gjilan. Ishte ditë e hënë, më saktësisht, më 19 dhjetor të vitit 1944. Mbledhjen e drejtonte Vllada Popoviq, Kryetar i Komitetit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ-së) për rrethin e Gjilanit.

Patrioti i madh, intelektuali, Mulla Xhemë Sllatina, të cilin e shquante guzimi dhe vendosmëria, pa marrë leje fare për diskutim, kundërshtoi kundër vrasjeve dhe dhunës partizane serbo-çetnike ndaj popullit shqiptar, meqë ai kishte pak kredi për të kundërshtuar, nuk kishte mbrojtje, pak a shumë kishe kokëtuar me krerë e intelektualë prokomunist antifashistë. Mulla Xhema në rrugë për në shtëpi, në të dalë nga Gjilani, ushtarët e OZN-ës e arrestuan dhe e burgosën në Gjilan, e pushkatuan në ditën e ejte, më 22 dhjetor të vitit 1944, rreth orës 21:00 në kodrën “Popoviq” përtej vendit “Doboje”, nën restorantin “Bojana” sot. Me Mulla Xhemë Sllatinën e pushkatuan edhe kreun gjilanas Aqif Tetovën-Gjilani (1885), kufomat e të cilëve u humbën pa nishan. Më 23 dhjetor të vitit 1944, partizanët serbë Mulla Xhemë Sllatinës ia konfiskuan pasurinë e luajtshme, kurse bibliotekën shumë të pasur ia nxorën në oborr me urrejtje të tërbuar serbe antishqiptare dhe antifetare ia dogjën.

Shkruan: Sami ARIFI