
Atij asgjë s’i hyn në sy,
as arritjet, as puna e lavdishme,
edhe kur tjetri ngjitet lart,
ai i gjen një cen, me zemër ligësie.
Asgjë s’i shkon dot në zemër,
të mirën e sheh me indiferencë,
lavdërimin e kthen në tallje,
se në shpirt i mbretëron veç ftohtësi e heshtje.
Vetëm veten e tij
e sheh si yl në këtë botë,
të tjerët për të janë hiç,
edhe kur kanë lavdi e nder kudo!