Poeti Avni Neziri vjen para lexuesit me librin e tij të ri poetik “Dy yje në vargje”, një përmbledhje ku ndërthuren ndjenjat njerëzore, dashuria për vendlindjen, kujtesa historike dhe vlerat e lirisë.
Vargjet e Nezirit janë të mbushura me emocion dhe mesazhe që prekin shpirtin. Përmes një gjuhe të thjeshtë e të ndjerë, autori sjell para lexuesit kujtime, figura dhe ngjarje që kanë lënë gjurmë në ndërgjegjen kolektive.
Një nga poezitë që spikat në këtë vëllim është “Guximtari i qetë”, kushtuar Rahman Sinanit, të cilin poeti e përshkruan si një burrë të heshtur në fjalë, por të madh në vepra dhe në përkushtimin e tij për lirinë.
Poezia përmbyllet me një ndjenjë të fuqishme nderimi:
“Burrë i pathyeshëm,
Guximtar i qetë,
Mori pushkën në dorë
Kur e kërkoi vatani,
Ushtari trim, Rahman Sinani.”
Vetë titulli “Dy yje në vargje” përcjell një simbolikë të bukur: dy yje që ndriçojnë jetën dhe vargje që ndriçojnë shpirtin.
“Dy yje më ndriçojnë jetën,
e vargjet më ndriçojnë shpirtin.”
Ky libër është një ftesë për të ndalur pak, për të kujtuar dhe për të ndier. Sepse poezia nuk është vetëm fjalë e shkruar ajo është kujtesë, emocion dhe një mënyrë për t’ua përcjellë brezave historinë dhe vlerat që nuk duhet të harrohen.
Botuar Gusht/2o26 nga „Lena Graphics“ Prishtinë
