Dikur miq-Gëzim Bega

Gëzim Bega

Dikur miq

Dikur miq të mirë kemi qënë,
sot erdhën kohëra të vështira,
në një çanak,bashkë kemi ngrënë,
me kollare të bëri,vetëm detyra

Të ra shorti të veshësh kostum,
copë nga lëkura e gjarpërit,
si more harrove shoqërinë?
të lyer me helmin e mjaltit.

Paske vdekur për një karrige!
Tani nga ti më vjen pështirë,
sa shumë shpejt harrove shokët,
s’qënka e lehtë të jesh i mirë.

Sa herë i bie telefonit tënd,
Ti s’e ngre,hundën mban përpjetë,
atë punë me zor,s’ta dhanë,
nuk do jesh aty,mot dhe jetë