“Mallkim hajnisë zjarrvënëse”-Dritan Mardodaj

Dritan Mardodaj

“Mallkim hajnisë zjarrvënëse”

Eh bre ju “t’ju rrojë partia”
U dogj delja edhe dhia
U dogj kali përcëllu
Se dëgjion bre sa po vun?!

Ju o plehrat e ballkanit
Edhe ndjekës të shejtanit
I vutë zjerm edhe vatanit
Me i ba qejfin filanit?!

Me liru do shesh ndërtimi
Gjasme plane “reformimi”
Gja do bënit investime
Fond për mbrojtje, sigurime?!

U dogj kisha dhe altari
Nga “Xhuda” për franga ari
Kuuçç o hajna të pabesë
Mallkue kjofshit gjer n’harresë

U përvlofshit n’xhehenem
Ju o hajna dhe besëpremë
Prit njëherë, jo vetëm ju
Pjella juaj gjithashtu
Dhe ndër breza përvëlu
Njëmijë breza n’liqen t’squfrit
Për ripjellat e hajdutit!