Luan Sheshi

E Ç’NUK FOLË E Ç’NUK THANË
(Satirë e alternuar
)
E ç’nuk folën e ç’nuk thanë,
Bërr e bërr…për Kasabanë,
Lum lëvdatash anë e kënd,
Ul tryezash…hiç s’do mend…
Nga e Hëna…gjer të Dielën,
Shend e verë ashtu ngelën,
Njëri gozhdës, tjetri patkoit,
Fill s’i gjendej kërkund kroit…
Shpejt aty nga mes i natës,
Emërin fshat ia vunë patës,
Jo për gjë, po për diç tjetër,
Lojë sinoresh…avaz i vjetër…
E ç’nuk folën e ç’nuk thanë,
Mat e pri…asgjë më s’lanë,
Më në fund rrufe ndër male,
Thjeshtë rrëfejë…territoriale