Kam ca gjëra për të thënë-Arjan Gjeci


—————————**
Kam ca gjëra për të thënë
dhe ka ja nis nuk e di
ky varg zgjaton gjer në hënë
do ti them në ml dëgjon njeri.
**
gjysmat më ngjajnë atdhetarë
ndaj dhe druhem kur e them
gjysma tjetër m’duken
trutharë
qajnë e çirren për ktë vend.
**
kam ca gjëra për të thënë
si shkojnë punët në këtë vend
s’ka defter që e nxënë
as dijetar që jep mend
**.
mbajmë plis,mbajmë flamurë
tjetër dukemi për mëmëdhenë
por bashkë su bëmë kurrë
njëri-tjetrin në besë e premë.
**
kjo natë vjeshte seç më deh
më deh kur betohen për
atdhenë
aty ku qeni, vazhdon e leh
kujt armiku ja bëjmë benë.
**
kam ca gjëra për t’ju thënë
në mes nesh i kemi barbarët
ata që në copa, atdhe të prenë
ngrihen sërish,e çirren
të parët.