Shtatë vëllezër, një ideal-Motër,Xhevë Salihaj

Kjo është një poezi e thjeshtë dhe kushtuar besnikërisë, bashkimit dhe idealit të përbashkët të shtatë vëllezërve Salihaj nga Duraj të Kacanikut 
(Samiu,Sabriu,Kemalit,Reshati,Bekimi,Zaimi dhe Izahiri)


Shtatë vëllezër, një ideal


Shtatë degë nga një rrënjë,
Shtatë zëra në një zë,
Nën një qiell e nën një hënë,
Besën dhanë, s’e thyen më.


Rrugë të ndryshme mund të kenë,
Male, fusha e matanë,
Por për vendin dhe për nderin,
Shtatë zemra një hap bëjnë.


Kur një stuhie i bëjnë ballë,
Dora- dorën fort e shtrëngon,
Një ideal i mban të gjallë,
Gjaku i pastër që i bashkon.


Shtatë shpata për një qëllim,
Shtatë kulla që nuk bien,
Në çdo kohë e në çdo agim,
Si një trup i vetëm ngrihen.


Motër,Xhevë Salihaj