Kështu të kam dashur-Jorgos Copanis- Përktheu nga greqishtja: Lefter Shomo

 

JORGOS COPANIS
KËSHTU TË KAM DASHUR

(ΕΤΣΙ Σ’ ΑΓΑΠΗΣΑ)

Kështu të kam dashur
Si ëndrrën e ëmbël që zmadhohet,
Në mes duarve të mia të kam mbajtur
E stinë të re kam parë që të zgjohet
Kështu të kam dashur
Kështu të kam dashur.

Të dashurova kështu por ti më tradhtove
Dhe vazhdimisht rroj brenda habisë
Mos ishe ëndërr brenda një ëndërre
Dhe një udhëtim rnes fantazisë.

Kështu të kam dashur
Si t’ ishe zog i strukur dëborës,
Kur puthjen time si ringjallje të kam falur
Dhe befasisht të më zmadhoje pashë botën..
Kështu të kam dashur
Kështu të kam dashur.

Përktheu nga greqishtja: Lefter ShomoK/791j.c.α.