Idioti  i dobishëm-Nga Panajot   Zoto

                                                               Idioti  i dobishëm
                                                                       -tregim-
                                                                                      Nga Panajot   Zoto
 
          Kishte kaluar  mesnata  kur ata iu drejtuan “Tajvanit”për  të   konsumuar një kafe  pas tollovitjeve rrugëve të Tiranës. Ishte një ritual i përnatshëm ky, i   ngjashëm me   festat e dikurshme mitike  që zhvilloheshin në  Athinën e lashtë  kushtuar Dionisit,  hyjnisë së verës, pjellorisë dhe ekstazës… Promi, i dehur nga  ngazëllimi që prodhonin fjalimet në procesionin e përnatshëm dhe aroma e trëndafiltë e flamingove, vijonte pa pushuar së kënduari lehtaz, si në një përshpirtje, vargjet e  një kënge revolucionare ,duke  hedhur  vështrimin e nënvetëdijes  në ritet  e festimeve  socialiste. Andi,  shoku i tij përball, me filxhanin e kafes në buzë, nënqeshte kur  dëgjonte vargjet e këngës dhe   kujtonte  bisedat  me  pedagogun  revolucionar të fakultetit  që shprehte hapur mllefin  e tij ndaj sistemit dhe, siç thoshte, klasës politike në tërësi.
-Këta janë e vjetra ,e kaluara që duhen larguar. Duhet një Shqipëri e  re , një Shqipëri tjetër, pa hajdutë dhe   pa  …
-Pa çfar, ia preu fjalën Andi shokut të  tij.
-Pa këtë uzurpator pushteti, qëëë……,- Nuk  e  tha fjalën e pistë që mendonte,por  me pëllëmbën, të mbledhur  grusht,  shtriu dorën   me drejtim nga godina e madhe në bulevard.
Vijuan të rufitnin kafen dhe në veshët e tyre vinin, si britma kafshësh pylli, thirrjet: “Ram Ik. Raaaaa…Ber..i… ik… burg…burg” 
  Ata e dinin mirë se  ç’kërkonin por  në përditshmërinë e  procesioneve në sheshin e madh, kishte dhe  deviacione nga qëllimi.Recitoheshin të njëjtat tekste.” Edhe sot ,si dje e pardje,mbase edhe nesër kështu…të njëjtat fjalë do të thuhen ?- sikur pyeti  Andi ,dukshëm  i  zhgënjyer nga ç’kishin  arritur me qëndrimin stoik të tyre  në bulevard.Promi nuk  foli. E ndiente ,si një therrje kocke ,boshllëkun e kotësisë.
 Kishte kaluar mesnata dhe gjethet e  pemëve, që gjelbëronin  dhe  i jepnin oksigjen parkut  të madh,  nisën shkundjen, duke  krijuar në shumsinë e tyre një rymë ajri që flladiste mjedisin. “Thonë si  durojmë në këtë vapë…!  Habitem vërtet, si durojmë?”- e prishi  heshtjen Andi  me këtë pyetje dhe priti përgjigjen e shokut. “Misjonarët  nuk  nënshtrohen. Edhe ne …”- tha  Promo dhe nxitimthi kapi celularin  që tringëlliu   beftë. E pa. Ishte një mesazh. Lexoi: “ Ti  je  një idiot i pashoq. Nuk e kupton se  e kini futur veten në një tunel që nuk i gjendet dot fundi? I kërkoni popullit të zgjohet!.Gabim.Ju, ti i pari që përnat na çan dërrasat me ca fjalime bajate, duhet të zgjoheni. Idiotizmi  juaj nuk ka shëmbëlltyrë…”  Nuk e  lexoi deri në fund . E mbylli telefonin dhe  një sharje  me përplasje buzësh  u dëgjua si e dalë nga një syrdinë.
-Kush, çfar..  çfar thotë,-  nuk iu durua  Andit  pritja për të mësuar ç’kishte ndodhur.
– Na  etiketon si idiot…Hëm,po,po..do ta shohim,-tha  Promi  dhe u ngrit rrëmbimthi …   
Pas  një ore, kur nata ende  flinte mbi kryeqytet, Promi  mbriti në  shtëpi. Ndihej  i  rraskapitur si t’i kishte rënë qylikut   tërë  ato orë të natës. Nuk  vuri  gjë në gojë,veç sa u hidratua  me pak ujë të ftohtë dhe doli në ballkon.Hodhi  vështrimin tutje qendrës ,atje  ku  merte  udhë  peligrinazhi i përnatshëm  dhe  niste, më pas, rituali  ceremonial i fjalimeve.  Pallati ku ai banonte  ishte  fare pranë  kopshtit zologjik dhe ai, Promo  Redi   shikonte  prej andej të nesërmen,  si përmbysje të të sotmes , për  të cilën ishte duke  sakrifikuar  prej  muajsh.  U hodh pastaj në krevat por  nuk fjeti dot. Mesazhi  në telefon  ia kishte  rrëmbyer qetësinë. ‘Idiot  unë?’– pyeste me zërin e  brendshëm të zëmërimit  dhe shtërngonte sytë për të larguar nga vështrimi  i mendjes  çdo gërmë  fyese të inteligjencies së tij.     
  Kaluan ditë dhe netë të tjera dhe  Promi   ende nuk e kishte zgjidhur   enigmën që fshihte epiteti fyes , siç thoshte,në  mesazhet  e shumta që mbërrinin në  telefonin e tij. Kthehej  në  shtëpi  pas mesnate dhe  orët  gjer në agun e ditës i kalonte  në përgjumje totale, duke parë ëndërra  që  i fusnin frikën  dhe  ia shtonin ankthin. Shpesh ,në përpjekje për të  rikujtuar  debatet,  i mjegullohej kujtesa dhe ndjente thyerje të besimit  të tij fanatik në  rezultatet e pritshme  të betejës anti sistem,  që turmat e egërsuara  pikturonin përnatë në telajot e ëndërrave të tyre. Ndjente shpesh  se  nga dritarja   e dhomës ku flinte frynte një erë  e tërbuar me shakullimë dhe, si në shtërngatat detare,   e  merrte me vete  tej  kodrave  që rrethonin qytetin, në një shteg të ngushtë  malor,  i sulmuar nga  tufani i tmershëm i një dimri të ftohtë. Zgjohej pastaj i pushtuar  nga një ankth dërmues   dhe dita   e re  i dukej e zymtë, me një pamje  rrugësh  në erësirë…
  U vesh  me nxitim dhe doli në rrugë. ‘Më duhet një psikolog’,-i tha vetes dhe nxitoi hapin,  pa e ditur se  ç’ mund  të bënte me të. Andi e priste te kafja. Bashkë me të  edhe  Drini , psikologu, miku i tij i vjetër. ‘Edhe  me porosi ta kisha…’-sikur foli, dhe   u ndie  i lehtësuar së brendshmi.  U takuan përzemërsisht dhe, si për  t’iu larguar paksa  hijeve që kishin lënë, në  ekstazën e  dritshme  të  subkoshiencës  së tij,  memet  dhe   talljet e  përditshme që  i shfaqeshin në ekranin e  celularit, nisi të tregonte  ngjarjen banale që kishte ndodhur mbrëmjen e kaluar  në  qytetin  e jugut, ku  disa  injorrantë( e theksoi  fjalën injorantë) ia kishin hedhur   në det librat  profesor Sazos.
-Nuk ka brirë injoranca,-tha  me një ton mospërfillës   Andi  dhe ia bëri me shenjë kamarjerit.
-Injoranca  lidhet me mungesë njohurish  apo është çështje karakteri?- pyeti  Promi, sa për të  gjetur   çelësin e e nisjes së  debatit.
– Jo, jo, injoranca nuk është  domosdoshmërisht mungesë karakteri, nisi të bënte   një shpiegim profesional  psikologu, -Një njeri mund të mos  dijë, fjala  vjen, histori  a matematikë etj, dhe në këtë  pikë mund të mos ketë asgjë  idioteske. Problemi fillon kur  injoranti  nuk e di se nuk di dhe rrefuzon të mësojë.      
  -Ç’ lidhje ka  idiotësia në këtë pikë?- ndërhyri   me një  ton zëri  dukshëm të shqetësuar, Promi,  si ta  kishte pickuar grerza .
– Idiotësia lidhet më shumë me mënyrën si përdoret  gjykimi-  shtoi  psikologu.
Më tej  askush nuk  foli. Kishin  lënë  aty  një takim  si  ‘Shtab drejtues’  i protestës dhe Promi , që digjej përbrenda  inatshëm nga sulmet  verbale   në rrjetet sociale, ia bëri me shenjë Hakos, që   lëvizte me nxitim  në rruginën e  lulishtes përballë. Ishte njëri  ndër  drejtuesit e  vetshpallur të protestës. Pas  tij  erdhën  njeri-pas tjetrit:  gazetari  Tefa, mjekja  Eneida,  profesori i  historisë  Albani   dhe  djali nga veriu me epitetin ‘qeleshja’. Mbriti  kamarjeri dhe të gjithë porositën kafe, siç bënin në takimet e çdo mëngjesi ku diskutonin  për  axhentën e ditës, folësit,parrullat që do të hidheshin, lëvizjet  dhe  mënyrën se si do të vepronin për ta mbajtur   gjatë turmën në  bulevard.
-Filloi  çarrja  edhe në bllokun    qeverisës. E  morët vesh ç’ndodhi mbrëmë? Dha dorëheqien  ministrja- tha  me një gazëllim të dukshëm Hakua, njeriu që  parashikonte  pritshmëritë ,jo vetëm në politikë.
– Kësaj qeverie  i duhen prerë drutë shkurt. Sa më shpejt aq më  mirë,- tha e vetmja  femër, që  kishte marrë pëlqimin e  ‘kopetentëve’  në drejtim  për të qënë ministrja  e shëndetësisë në  qeverinë e tyre.
– Dhe  kjo do bëhet që ç’ke me të.- i  shtoi  miell  brumit që po trazonin  rreth  filxhaneve të kafes- Promi.
Folën me radhë dhe seicili  shfaqej më optimist se tjetri. Madje  ‘qeleshja’,  i  ardhur nga  një qytet verior, nuk  nguroi ta  ngrinte optimizmin e  tij më lart, në piedestalin e qëndrimit revolucionar. “Ne jemi pushteti, Rama qëndron poshtë,kokëvarur dhe i frikur nga forca jonë”-tha. Nuk   ia dolën dot të  mereshin me axhendën ditore  pasi telefonat  që mbanin në dorë,trigëllitën njeri pas tjetrit. Promi    lexoi sërish  mesazhin që  ‘ata të pushtetit’  i dërgonin   pa pushim. Lexoi dhe  pa se  fjalës idiot  i ishte shtuar   edhe   ‘i dobishëm’, por nuk  e dha veten.Hakua, që  e   vinte veten  në sërën e dijetarëve  të mëdhenj, shfry me intat kur  lexoi  mesazhin  dërguar në telefonin e tij.  ‘Unë Budalla?!- shqiptoi zhurmshëm,  jo pa një mllef  të dukshëm  për ata që i shkruanin. “Ata që i shkruajnë këto mesazhe janë   masha e Qeverisë -tha Andi  dhe shtoi – Ja, edhe për mua shkruajnë se  qënkam  një injorant i pashoq”.  Eneida nuk  e përmbajti dot veten dhe thiri,pa e ditur kujt i drejtohej, “Mediokër jeni ju që  shkruani këto mesazhe”. I riu me qeleshe nuk e tregoi përrmabjtjen e mesazhit të mbritur në telefonin e tij. U ndie më pak i fyer se shokët ,pasi   epiteti  ‘naiv’  nuk e rëndonte shumë.  Gazetari Tefa, në  celularin e të cilit nuk kishte mbritur  ndonjë mesazh, u përpoq t’i  qetësonte shokët duke u thënë se kjo është  një luftë  memesh,është beteja  e  fjalëve  përmes  rrjeteve sociale. “A nuk e  zhvillojmë ne këtë betejë?”.- tha dhe  kërkoi  të mos  fiksoheshin pas fjalëve që thuhen. E lanë të takohshin  në mbrëmje pak me herët se orari  kur  mblidhej turma.
     Teksa  i vinte kyçin portës  për të dalë te sheshi, Promi  rilexoi  me  sytë e mendjes  tekstin e  mesazhit  “ …se idioti këmbëngul  edhe përballë së dukshmes”,   e në përpjekje për të deshifruar  domethënien, pyeste veten: “Po si mundet të  më etiketojnë  idiot mua që kam një barë  shkollë”?. Dhe  çuditshëm dëgjonte  një zë përbrenda  qënies  që  i thoshte se ‘ shkolla nuk  është e mjaftë’.’ Pse jo?!’- përgjigjej vetja dhe  zëri i brendshëm  vijonte: ‘Pse  nuk e di ti që  gjërat janë ndryshe nga  sa i paraqisni ju në foltore?. Gjërat e mira duken por ju  nuk i shikoni, këmbëngulni përball të dukshmes, duke nxirrë gjithçka’. ‘Po kjo është normale në një revolucion’ –i përgjigjej  vetja dhe  zëri i brendshëm  vijonte t’ia ndriçonte  vetëdijen…U lodh  me këtë  luftë  nervash dhe  lëvizi nëpër dhomë  si për të dalë nga  kurthi ku ishte futur, por telefoni  nuk  e la të qetë. Kjo  e nervozoi edhe më Promion, që  ia këputi  një të share para se të lexonte mesazhin  e radhës. Ngadalsoi hapin dhe u ul në stolin poshtë  një peme, për të lexuar mesazhin… Ishte i njëjti që shkruante. Ia dinte  edhe emrin, edhe profesionin , edhe  vendin e punës,por nuk guxonte të ndeshej hapur me të. Dikur, para fillimit të revolucionit, që u pagëzua  me emrin “Flamingo” , ata ishin miq,por ja që…  rrëshqiti gishtin mbi ekranin e celularit dhe  lexoi: “ Për mua ti  je  një idiot i dobishëm,Promi. Madje jo vetëm ti.Të gjithë ju që silleni ende vërdallë, pa  sens. E di pse?.Ju mungon jo vetëm guximi por dhe nevoja për të  gjetur njeriun e duhur që t’ju udhëheq dret fitores.Ju vërtet nuk jeni budallenj,por mungesa e  gjykimit kritik ju bën vegla, ju shëndron në mjet të interesave të tjetër kujt.Kujt?. Këtë e dinë edhe …”. E ndërpreu leximin ( mesazhi ishte tepër i gjatë),  u ngrit në këmbë dhe u nis drejt sheshit. Dielli po perëndonte në majën e  Dajtit. Gati iu erësua vështrimi  nga përballja  me  faktin. As nuk e kishte  shkuar ndërmend që ai të “  shndrohej në mjet të interesave të dikujt tjetër”-Këtë kishte lexuar dhe kjo e kishte vënë në mendime të thella. ‘Të kujt?’- thoshte  së brendshmi dhe  e përvëlonte  ideja  në se kjo do të thoshte që i shërbente qeverisë. Me duart që i dridheshin e mori  telefonin dhe  vijoi leximin e mesazhit:” Reziku më i madh nuk vjen gjithmonë nga njeriu që “nuk di”, po  nga  njeriu që nuk di, dhe që  është i bindur se di; që  gabon por nuk pranon gabimin, që manipulohet por beson se po vepron me vullnetin e tij. Këta janë idiotët e dobishëm…Kujdes vëlla, kujdes”.  Këtu mbyllej mesazhi dhe Promi, si t’i kishin futur fitilat, shfryu dhe nxitoi hapin. Shkoi i pari  te vendi dhe zuri foltoren. Fjala e tij ishte e shkurtër, shumë e shkurtër: “ Askush nuk na largon nga beteja nëse ne mbetemi të bashkuar. Me bashkimin tonë  do ia dalim ta rëzojmë këtë qeveri dhe…” Këtu ngeci. Dëgjoi një “të lumtë” dhe  haroi gjithçka  që thuhej  për ‘teorinë’  e idiotit të dobishëm.