Si isha dje, nuk qënkam sot-Silvana Çekiçi Rodi!

Si isha dje, nuk qënkam sot

Si isha dje, nuk qënkam sot,
Një fije kohe po ma prek ballin,
Më vjen një rrudhë si vijë e hollë
Si rrezja e ngrohtë që e puth malin

Sa gjurmë të shumta merr fytyra
Një thinjë më shumë ndalon në flokë.
Si borë e bardhë si lumë me ngjyra.
Si vitet larg që fluturojnë.

Si ëndrra që kurrë si erë s’u tretën
Si shpirt i madh si një pranverë
Është jeta vetë që s’e njeh vjeshtën,
një zog që ende kërkoka strehë.

Është një grykë që këngën s’humb
Në duar mbaj shumë dashuri.
Është dritë që vjen pa zhurmë
Është një jetë me mirësi.

Kur nata vjen në gurë e rrugë.
Unë hapat hedh në rrugë jete
Këtu kam lënë me mijëra gjurmë
E mbjell kudo ca buzëqeshje

Në udhën time ndriçon një rreze
Më vijnë kujtime, yje, dhimbje
Një gur i rëndë vë në themele
Më jep një forcë për rilindje

Koha flokun mund ta zbardhë
Po nuk vyshket fjala, shpirti
Sot nga dje jo, jo, nuk jam
Më vjen në letër frymëzimi.

16 Shtator 2026
Autori : Silvana Çekiçi Rodi!