Kërkuam me gishta-Avni A. Neziri

Avni A. Neziri

Kërkuam me gishta
na erdhën me bishta
jo prej mali, po nga torishta
ca i djeg feja si rrufeja

nga e tërë bota
u mbush kopeja
t’parmen duke hjeshue
tani duke kja e kritikue

me u ngopë, s’ngopemi
sa poshtë ra jemi
vet veten rrëzon
thuaja toka na lëshon

populli ngelë cung
krerët s’duhet vajtue
tretë nëpër kolltuqe
kollaret bishtënue

nga vijnë e kudo me shkue
grabitqarë klluq vëndue
hajt popull me gishta
mbushë kope, njerëz me bishta.