SAMI MULAJ
( Tre vargësh )
PUTHJA E PARË MË THËRRET MOS MË HARRO
…në parmazët e endrrës me brrylat kryqëzuar,
puthjen e parë pres.
*…piklat e shiut në fytyrë,
buzët e saj
prek.
*…në gjoks
dridhje shtatë ballëshe
tërmet
*…në kodrën e henës
rrokulliset
vullkan .
*…në sytë e mi,
lot i zjarrtë,
llavë zë vend.
*…të vetmën pasuri e desha ta marrë me vete,
edhe në tjetrën jetë.
