Puthja e parë më thërret mos më harro- Sami Mulaj

SAMI MULAJ

( Tre vargësh )

PUTHJA E PARË MË THËRRET MOS MË HARRO

…në parmazët e endrrës me brrylat kryqëzuar,
puthjen e parë pres.

*…piklat e shiut në fytyrë,
buzët e saj
prek.

*…në gjoks
dridhje shtatë ballëshe
tërmet

*…në kodrën e henës
rrokulliset
vullkan .

*…në sytë e mi,
lot i zjarrtë,
llavë zë vend.

*…të vetmën pasuri e desha ta marrë me vete,
edhe në tjetrën jetë.