Re të bardha,re gri-Rubjana Nika

Rubjana Nika

Re të bardha,re gri

Re të bardha, re gri,
si demonë ballëpërballë,
lajmërojnë erë e shi,
makina rrëshqet si ngjalë,

Re të bardha , re gri,
po afrohen re të zeza,
një “demon” në befasi,
rrugët i kthen në “varreza”.

Mjegullnaja mbuloi retë,
si një film kalon jeta,
britma e tmerrit çau ajrin,
vdekja nuk të pret bileta .

Tani jeta duket ndryshe,
një e dytë falë nga Zoti,
atë që e bën i ligu
s’e përligjka vetë loti