Evropë, mos i ngre perdet!Xheva Salihaj

Xheva Salihaj

Evropë, mos i ngre perdet!


Evropë, mos i ngre perdet e tua të rënda,
Mbi dritaret e ftohta të diplomacisë,
Kur toka jonë dridhet nga brenda,
E lahet në gjakun e pastër t’fëmijërisë.


Mos i ul qepallat përpara kësaj drite,
Që ndizet nga zjarri i shtëpive tona,
Ne nuk kërkuam tjetër, veç një grimë drejtësie,
Në shekujt e gjatë ku na thuri jehona.


Ky gjak që pikon mbi gurë e mbi baltë,
Nuk është thjesht ujë që mund ta harrosh,
Është rrënja e lashtë, e pastër dhe e lartë,
Që sot po të thotë: guxo dhe shiko!


Evropë, mos hesht para gjakut tonë,
Se historia shkruhet e nuk fshihet dot,
Kur shpirti i kësaj toke thërret e rënkon,
Çdo perde e jotja do të laget me lot.


Xheva Salihaj 
Shtator,2026