NE PIKËN ZERO
Kur nata bie dhe shpirti rëndohet si plumb,
Dhe çdo përpjekje e deritanishme duket sikur humb,
Kur rruga humbet e drita fillon e shuhet,
Dhe brenda vetes nje shpresë e vogël duhet.
Në pikën zero, aty ku bota s’ka më ngjyrë,
Kur lodhja të kthehet në të vetmen pasqyrë,
Dhe pyet veten: “A ia vlen më të vazhdoj?”,
Kur çdo rrëzim më thotë se s’mundem të fitoj.
Kjo pikë e ftohtë, ku dhimbja të zhvesh krejtësisht,
Ku heshtja flet më fort se çdo gjë, natyrisht,
Nuk është fundi, ndonëse ashtu të ngjan,
Është thjesht limiti ku pesha më nuk mban.
Sepse nga zeroja çdo gjë mund të ndërtohet,
Kur s’ke çfarë humb, guximi prapë zgjohet,
Prekja e fundit të jep një tjetër forcë,
Të ngrihesh sërish, mbi të vjetrën karrocë.
Shkurte Berisha 16 Shtator 2026
