Veis Abazi

Moj nepërka pikaloshe
Me bisht të syrit më joshe
Nepërk, moj, syri të dalte
Ç’më bëre, guri të vraftë.
Si ma bëre, a s’më thua
Rashë në kurthet e tua
Me nojmë pranë më ftove
S’më dhe gjë, veç më helmove.
Nepërke e fshehur në gurë
Ç’më helmove kaq shumë
Moj nepërka e mallkuar
Helmi jot s’ka të shëruar.