
“KUJTIMI”
Kujtimi nuk më lë ta harroj fytyrën tënde
të bukur, dhe gojën tënde, ku bota hapet
si një kupë profane.
Sikur kujtesa të mos ishte kaq ngulmuese,
do t’ia kisha dalë.
Por kujtimi është një armik i ashpër:
i fortë siç është e fortë fatkeqësia,
siç është e fortë dashuria.
Dhe ende në duart e mia
vizatohet gjurma e duarve të tua
me një ëmbëlsi të palëkundur,
nëse për pak çaste vera apo malli
më bëjnë të mendoj për ty.
6
nga “Alcoba del agua” /“Dhoma e ujit”.
Sjell në shqip M.Zegali Rustemi Marjana
#rustemimarjana #art #letersi #kulture