Gjendje-Kujtim N. Mullai

G J E N D J E
1.
T’i hap sytë?!…
Përtoj!
Asgjë s’më pëlqen të shikoj!
Të flas?!…Bisedoj?!…
Përtoj!
Veç muzikës
asgjë s’më pëlqen të dëgjoj!
Të lëviz?!…Të ec?!…
Përtoj!
Askund s’më pëlqen të shkoj!
Më e keqja, o miq,…përtoj…
Të mendoj!
…Hej, ç’bela!
Kështu,… a mund të jetoj?
2.
Ç’emër mund t’i vihet, s’e di,
Gjendjes që përjetoj tani:
Amulli?…
Apati?…
Limonti?…
Melankoli?…
Mërzi?…
Monotoni?…
Plogështi?…
Zymtësi?…
Hë,pra,
më thuaj, ti:
A nuk e dashka zemra
një elektroshok,
Me aparat të markës
“DASHURI”?