Grua-Faslli Canaj

1. GRUA

Mos i mbaj kurrë sytë ulur!
Bukuria sy të tjerë verbon,
por s’ka pse kujt t’i përgjunjet.

Ajo s’është hije që ndjek hapat,
por dritë që vetë rrugën hap.


2. VARROSE HESHTJEN

Varrose, varrose heshtjen!
Se, nëse e mban gjallë,
gjuhën me rrënjë e ke shkulur,
përjetësisht e ke vrarë.

Fjalët janë zogj që kërkojnë qiell,
lëshoji të fluturojnë lirshëm sa më lart!