poezi
JOSIF GJATA

(Kur ishim bujq të thjeshtë)
Jetën mirë e bukur e kishim kaluar, me lepe e
peqe
Me dashuri, mirëkuptim dhe respekt,
Urdhëro e si urdhëron, sjellje perfekte dhe
edukatë,
Kalamaj rritëm e u dhamë shkollë e rrugën e
drejtë.
(Kur gruaja u punësua sanitare në një shkollë 9-vjeçare)
Një ditë në një bisedë normale
Dhe në ditët e tjera, sigurisht,
Sjellja dhe e folura e gruas
Kishte ndryshuar katërcipërisht.
Habitem unë i gjori,
Si ka mundësi ta ketë çorientuar shkolla
Të ndërrosh të shprehurin apo të folurën,
Në sensin pozitiv po përsosmërinë, për keq
nuk besoj.
Një ditë, por edhe në ditët e tjera,
I bëra pyetje normale dhe vërejtje natyrisht për
mënyrën e të shprehurit.
Bëri sikur nuk kuptoi e u përgjigj flakë për flakë:
— Ça po thu, ça po më thu?
Dreq o punë, të paskan pjerdhur mendtë, “oj gru”,
me gjuhën e saj ironizova unë!
Fol si përherë, çfarë thua, apo çfarë më thua?!
Të ka ikur mendja, apo të është sëmurur gjuha!