
Foto A.Miho Foto A.Diku


Foto A.Diku

‘’Zvërneci, ‘’Peisazh i Mbrojtur,, është bërë objekt i një investimi miliarderësh për industrializimi beton – hekur – tulla të natyrës së virgjër të kësaj perle natyrore të bregdetit shqiptar.,,
Mbrojta e natyrës, ekosistemeve pyjore dhe Zonave të Mbrojtura me nënklasifikimet e tyre, është detyrë parësore për çdo shqiptar, fshatar, malsor, intelektual, pylltar, biolog dhe institucionet shtetërore dhe organizatat shoqërore. Objekt i këtij shkrimi do të jetë ishulli Zvërnecit si pozicion gjeografik, si randësi bioekologjike, historike, arkeologjike dhe Peisazh i Mbrojtur. Gjithashtu përse arkitektura peisazhistike bukurindjellëse natyrore e tij nuk duhet industrializuar me çallma të bardha.
Pozicioni Gjeografik. Ishulli i Zvërnecit shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, në grykëderdhjen e lumit Vjosa në detin Adriatik. Ai bën pjesë në Pyjet e Mbrojtura Vjosë – Nartë. Për të krijuar një konceptim sa më real e të kuptueshëm kemi shkëputur një pjesë nga shkrimi i studiuesit Besnik Velaj, arkeolog: ‘’ Ai (Zvërneci) ndodhet midis kodrave të Triportit dhe të Kulës, në një sipërfaqe pothuajse horizontale, me gjatësi 300 metra dhe gjerësi 150 metra dhe lartësi mbi nivelin e detit 7 metra, që përfshihen në një vijë bregdetare të thyer 500 metra linear.,,,, (2)
Histori. Ishulli i Zvërnecit sipas historianëve të djeshëm e të sotëm, kronikanëve, udhëtarëve të shumtë, zbulimeve arkeologjieke, ka një histori të ngjeshur, plotë fakte, ngjarje në kohë të ndryshme. Shkurt ne po japim mendimin e një arkeologu:‘’E veçanta e gjetjeve arkeologjike të Zvërnecit dëshmon për vazhdimësinë e pandërprerë të jetës shoqërore aty që nga PALEOLITI e deri në Antikitetin e Vonë.,, (2/1)
Le të ndalemi te një objekt kulti fetar, por edhe ky i lidhur me shumë ngjarje historike. Dhe ja lexojm për t’u njohur sadopak: ‘’Kisha e Shën Mërisë së Manastirit të Nartës quajtur ndryshe dhe si Manastiri i Zvërnecit, është një kishë në fshatin e Zvërnecit, Vlorë, Shqipëri. Njëri prej tyre studiuesi shqiptar A. Meksi argumenton se kisha i përket shek XIII-XIV. Ndërsa çifti i studiuesve austriake Helmut dhe Herta Bushhausen mendon se koha e ndërtimit i përket shek. te X.,, (Wikpedia enciklopedia e lirë.)
Vlrea ekologjike. Një mjedis me vlera të shumta bioekologjike si vendrritje e emigrimi i shumë shpendëve. Vendjetesa (biotopi) i bimëve të ndryshme ujore, ranore me rëndësi peisazhore dhe bioekologjike ndërkombëtare. Mjedisi fizik është i përbërë nga legatina, rana të kripura, duna prej rane me forma e madhësi të ndryshme, pyje shkurresh dhe pishnaja në grupe e masive. Bashkësia e gjithë këtyre krijojn peisazhe mrekulluese, befasuese, të habitshme, emocione magnetizuese, për nga arkitektura e peisazhit e shumëllojshmëria e gjallesave. Dhe ja çfarë shkruan Prof. Aleko Miho: ‘’Kjo zonë renditet si e rëndësishme për shpendët (IBA) nga BirdLife International dhe është e klasifikuar si shumë e kërcënuar. Zona është gjithashtu ndër më të rëndësishmet në vend për llojet bimore (IPA) (kodi A35). Ajo është kandidate për rrjetin EUROPA 2000.,,(1/1) Nuk po zgjatemi më sepse shumë studiues të fushave të ndryshme kanë kryer studime të shumta në ishullin e Zvërnecin. Arsyeja, sepese është bërë objekt i një investimi miliarderësh për industrializimi beton – hekur – tulla të natyrës së virgjër të kësaj perle natyrore të bregdetit shqiptar.
Kronike rekomandimesh, udhëzimesh nga studime pylltarësh
I shkruaj këto rrjeshta studimi për deputetët, qevritarët e ministra mjedisi etj. për të treguar se nuk kanë munguar rekomandimet nga institucione studimore apo pylltar shqiptar mbi Zonat e Mbrojtura për çdo kategori. Po e fillojm me ato që kanë lanun të shkruar Instituti i Kërkimeve Pyjore dhe Kullotave, Instituti i Kërkimeve Biologjike dhe Muzeu i Shkencave Natyore në Studimin e Bankës Botërore në librin’’ Pyjet e Virgjër të Shqipërisë.,, (Vezhgim ekologjik). Ku japin rekomandimet, këshillimet e më poshtëme: 1- Riklasifikimi i një sërë ZM ekzistuese duke ju dhënë atyre një status më të përshtatshëm mbrojtje dhe menaxhimi (administrimi S.M.) në funksion të rëndësisë dhe rolit që ato luajn në konteksin kombëtar…2- Zgjerimi i konsiderueshëm i sipërfaqes së ZM-ve të kategorisë II (Park kombëtar, tokësor dhe detar) dhe V (Zonë e peisazheve detare e toksore të mbrojtura), duke ju afruar standarteve nderkombëtare….. 3- Shpalljen për herë të parë të ZM-ve në mjedise detare, lumore dhe liqenore, në të cilat shtrihen vlera dhe pasuri të mëdha natyrore, biologjike në peisazhore. 4- Rrjeti i propozuar i ZM-ve është shumë i pasur me ekosisteme, pasi në të përfshihen pothuajse gjithë larmia e natyrës së vendit tonë ekosisteme detare, bregdetare laguna, ligitina, grykëderdhjet e lumenjve, dunat) ekosisteme liqenor, lumenj, pyje, livadhe subalpine dhe ekosisteme malore. (f.299-300)
Gjithëkush që lexon rekomandimet e mësipërme pyet veten: Po pas disa vitesh ndërrim Qeverish, kryeministrash kokëpërpjtë e politikëbërsish, çfarë ndodhi? Përgjigjen do ta marrim nga një studim i mirëfillt shkencor:’’Zonat e mbrojtura natyrore, parqet kombetare të Shqiperise.,, (2004) Shkruar nga Prof. Maxhun Dida, Inxhinierët e pyjeve Nihat Dragoti, Genti Kromidha dhe Gjon Fierza. Dhe ja propozimet e tyre pas shtatë vjetësh nga rekomandimet e mësipërme. Ato janë shkruara për rrjetin e Zonve të Mbrojtura (ZM). 1- Rishikimi dhe riklasifikimi i një numri Zonash të Mbrojtura, bazuar në madhësinë dhe rolin e funksionin e çdonjërës, në një vështrim më të gjerë kombëtar e rajonal. Për disa ZM është propozuar ndryshimi i kategorisë së menxhimit (administrimit S.M.), si psh., disa Monumente Natyrore Kategoria e III), janë propozuar për Rezerva Strikt Natyror/Rezerva Shkencore (kategori e I). 2- Rritja e mëtejshme e sipërfaqeve të Parqeve Kombëtare (tokësore e detare) (Kategoria e II)…. Janë bashkuar /zgjeruar, duke përfshirë edhe zona të reja, të cilat kane nevoje per mbrojtje nën ketë kategori. Megjithese numuri P. K. është ulur nga 13 në 10, sipërfaqja e përgjithshme e mbrojtur nën këtë kategori është katërfishuar duke u rritur nga 56 440 në 184 950 ha. 3- Shpallja për herë të parë në Shqiperi e ZM-ve në hapsirën detare apo liqenore, liqenet ndërkufitare, si dhe përgjatë lumenjëve (Parqet kombëtare detare, Rezervate Natyrore Detare, Peisazhet e Mbrojtura detare etj). 4- Zgjerimi i Peisazhevet të Mbrojtura Tokësore/Detare (Kategoria e V). Numuri i ZM-ve në këtë kategori është rritur nga 4 ne 19 , me sipërfaqe totale në rritje, nga 29 873 në 171 040. (f. 120)
A jane marrun parasysh gjithë këto rekomandime nga politikëbërsit e ligjvënsit.
Fatkeqësisht aspak. Kjo rrokullisje ka filluar për mbretërine e gjelbërt shqiptare që me ligjin Nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për Konçesionet” Shkurt pasojat: Të ndërtuara: Rreth 275 hidrocentrale të vogla. Të planifikuara: Leje: Mbi 100-370 projekte shtesë të miratuara ose në letër. Totali i parashikuar: Rreth 432–436 HEC. (Google). Limfa e jetëdhënse e ekosistemeve të gjelbërta u ‘’burgos,, në tuba çeliku. Gjithëçka e gjallë në këto shtretër përrenjsh e lumenjsh u zhduk, u kthyen në varreza tmerrndjellëse. Mjedisi u shkretue, u shemtue. Ato humbën të gjitha vlerat bioekeologjieke jetëdhënse dhe vazhdimësinë. Tragjedia mjedisore vazhdon me kokëfortësi shkëmbinjsh mermeri nga Qeveria si dinasti e krimit të gjelbërt me Kryeministër E. Rama.
Pasojave shkatrrimtare të natyrës shqiptare ju shtua edhe ligji Nr. 55/2015, i miratuar datën 28 Maj 2015. Ligji kryesor për investimet dhe investitorët strategjikë në Republikën e Shqipërisë. Industrializim i natyrës të bregdetit jonian, Palas, Ksamili, Jala etj. Dhe në vazhdim përbindshmish ndaj mjediseve natyrore vazhdon harbutërisht. Ja se çfar shkruan Revista Monitor 24.07. 2026: ’’Sa i takon zhvillimit që po bëhet si efekt i turizmit projektet e përzgjedhura tregojnë një rritje të shumëkatëshve në qytetet si Durrës dhe Vlorë, resorte apo projekte strukturash akomodimi në Zvërnec, Rradhimë, Himarë apo projekti tashmë i deklaruar edhe nga qeveria për zhvillimin e zonës së Darzezës.,,
Një tragjedi mjedisore ju pregatit luginës së Drinit të Zi në Dibër të Poshtëme. Ky është ligji Bechtel (Projekti i Hidrocentralit të Skavicës). Ligji Nr. 38/2021. Data e miratimit: 23 mars 2021. A nuk mund të shpallesh më parë Zonë e Mbrojtur (Kategorise V) kjo luginë me arkitektur peisazhi mrekullues dhe larmi gjallesash tokësore, ujore e shpendë? Ose të shpallet ‘’Peisazh i mbrojtur lumor,, e të tjera forma për të ruajtur, mbrojtur më mirë këto ekostseme ujore e toksore që po zhduken me shpejtësi nga politikat çfarosëse 36 vjeçare.
E veçanta e kësaj pjese (Drini i Zi) me diversitet ekologjik dhe relievesh gjeografike me rrjedhje të lirë nga i gjithë lumi Drini, natyror e historik miliona vjeçar. Ku tanima ka mbetur vetëm pjesa nga ura e Kukësit (Liqeni i Hidrocentralit të Fierzës) deri te diga e hidrocentralit të Dibrës së Madhe (dikur Ura e Spiles) shtrat lumi ujërrjedhës. Pylltarët në punimet shkencore, në librat e shumtë, dhe në ato që kemi cituar ma sipër i kanë lanun rekomandimet, këshillat për zgjerimin e ZM, por qeveria E. Rame e Kuvendi Popullor kanë vepruar e veprojnë në të kundërtën. Pra duke u sjellur si çakenj të pangopur në shkyerjen e ekosistemeve natyrore, pyjore, ujore etj.
Një tjetër ulurimë e klithma vdekje shkaktuese e natyrës shqiptare e mbi të gjitha të ZM-ve e të gjitha kategorive ishte ligji, Nr. 21/2024 për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura” Ligji që ju hapi udhë projektimit zbabtimit të ‘’industrializimit hekur – beton – tulla,, i qindra hektar sipërfaqe të shpalluara nga vetë Qeveria E. Rama si Zona të Mbrojtura. Sipas një interviste në NTV ‘’Janë dhënë mbi 185 LEJE ndërtimi në Zonat e Mbrojtura.,, Duke përfshirë Parkun kombëtar ‘’Karburun – Sazan,, Pyllin e mbrojtur ‘’Vjose -Nartë,, (Shpallur në vitin 2004) me sipërfaqe prej 19 738 ha ku përfshihet edhe ishulli i Zvërnecit. Për t’iu hedhur hi syve banorëve të fshatit Zvërnec dhe atij Vlonjat ja si u veprua: ’’Zona e Pishë Poro-Nartë, brenda së cilës përfshihet dhe Zvërneci e bregdeti i tij, ka ndryshuar statusin e saj të mbrojtjes, fillimisht në vitin 2022, ku kaloi në një kategori më të ulët. Ndërsa ndryshimet ligjore të 2024, i dhanë më shumë hapësirë, mundësisë së ndërtimeve, për turizëm. (Një vëzhgim i Report TV)
Punimet për shkatërrimin e këtij ekosistemi i kategorise ‘’Pesazh i mbrojtur,, filloi në muajin Maji dhe u ndërpre në muajin Qërshor nga protestat në vend dhe pastaj në Tiranë. Sadizmi ndaj natyrës, nuk e ndaloi askush edhe pse, ‘’Vendi i rrethuar prek drejtëpërdrejt tre Monumente Natyre: Kodrat molasike të Zvërnecit; Lagunën Limopuo, të fshehur mes këtyre kodrave; Dunat e Nartës, Akërnisë, më të ruajturat në të gjithë Mesdheun.,, (Të treja janë të Kategorisë III të mbrojtjes; VKM nr. 303/2019). Shkruan Aleko Miho, profesor në Departamentin e Biologjisë. pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës (FSHN) në Universitetin e Tiranës.
Edhe pse Qeveria E. Rama dhe Kuvendi Popullor miratuan ligjin më kanibalist kundër Zonave të Mbrojtura a nuk duhesh vite me pare që Zona e Mbrojtur Vjosë – Nartë të shpallesh ‘’Park Kombëtar,, (Kategori e II) dhe ishulli Zvërneci ‘’Rezervat strikt.,, (Kategori e I)? Jo se do t’iu shpëtonte jeniçerëve të natyrës, por do t’iu shtoheshin argumentet mbrojtëse për nga rëndësia.
Qeverisë E. Rama 4 nuk i mjaftoi vetëm ligji i mësipërm, por pangopësia e tij dhe oligarkeve pa frena për fitime iu shtoi ligjin Nr. 20/2025 ‘’Për paketën e maleve.,, Edhe këtë here ajo, dhe kryetari saj hodhën kthetrat e përbindshme të krimit mbi pyjet, lendinat, livadhet, trojet nga kodrinat deri në alpe, ku në shekuj jetojn malsorët shqiptarë. Një ligj grabitçar që ju shet atyre gjithëçka me një Euro. Duke parë qartë rrezikun e gllabërimit të vendeve me peisazhe nga ma magjepse të malsive, A nuk do të ishte e drejtë që pyjet përqark liqeneve të Balgjajt të shpalleshin Park Kombëtar?
Zhdukja e mbretërisë së gjelbert nuk është kryer vetëm nga ligjet e një shtetit që urren pafundësisht atë, por ndëshkimi shkon edhe me tej. Dhe ja lexojm : ‘’Zonat e Mbrojtura janë përballuar dhe vazhdojn të përballen me vështirësi dhe probleme serioze, që lidhen me prerejet e paligjshem, kullotjet e pakontrolluatr, guroret, punime minerare, ndëtime të ndryshem, përfshirë HEC-et, zjarret, etj.,, (3) Ekosistemi natyror mjeran shqiptar ka marrë kaq shume plagë sa që duhen qindar vjet për t’i ripërtrirë e sjellur ku ishin.
Udhë zgjidhjet
Shfuqizimi nga Kuvendi Popullor i gjithë ligjeve sipër trajtuara, organizim i ri në qeverisjen dhe admistrimin e pyjeve, përfshirë ZM. Vendosja e specialistëve të pyjeve në këto organe, Zbatimi i detyrimeve të të gjitha konventave ndërkombëtare në qeverisjen dhe admistrimin e ZM. Reformë në pronësinë mbi pyjet dhe kullotat duke i ndarë në tre pronësi private, komunal dhe shtetëror.
Shteti i sotëm nuk mund t’i realizojë, kryej, spese ato e urrejnë egërsisht, natyrën, përfshirë Zonat e Mbrojtura, faktet tanima janë kokëforte, prandaj natyra po ndëshkon popullin me përmbytje, acarime të klimës, thatsirën e tejzgjatur, uljen e rendimenteve në bujqësi, paksime drastike të blektorisë, mungesa e burimeve të ujit dhe atij të rrjedhshëm në lumenj e përrenj, bregdeti po gllabërohet e zhduket nga ujrat e detit deri në thellësi prej disa kilometrash, zjarret e fuqishme ne pyje etj.
24. 09.2026 Dr. Selman Meziu
Burimet
- https://redaksia.al/profesori-i-njohur-ju-sqaroj-per-vlerat-e-zvernecit-qe-jane-shume-me-teper-nga-cthote-kryeministri/
- Irfan Meko, Genci Kacori Pyjet ne rrjedhjen e shekujve.,, f. 182. Tirane 2018