Rinore Veliu-Zymeri

Antigona Fazliut
Në moshë e re, me zemër të zjarrtë,
për lirinë e vendit u ngrite ballëlartë;
me guxim në shpirt, me besë në kraharor,
u bëre për atdhe një emër madhështor.
Antigonë e re, por trime në qëndrim,
për tokën e lirë ti bëre betim;
në ditë të vështira, kur rëndonte robëria,
ti zgjodhe për atdhe të triumfoj liria.
Emri yt, Antigonë, ndër breza do të rrojë,
si dritë e pashuar që kurrë s’do të pushojë;
se trimëria jote, në zemra do të qëndrojë,
dhe dashuria për atdhe përherë do të jehojë.
Rinore Veliu-Zymeri![]()