Disa nga thëniet e Mimozës…
Mos lut askënd,
Që të të shkruaj,
Apo të të kujtoj,
Kush të do dhe pa ty,
Nuk jeton dot,
E di ku të të gjejë!
Të gjithë kanë mend,
Dhe mendojnë,
Por askush s’mendon,
Njësoj…
Askush nuk kthehet,
Se pendohet kur largohet,
Por sepse nuk gjeti,
Më të mirë se ty…
Duhet një minutë,
Për të vënë re një person,
Të veçantë…
Një orë për ta vlerësuar,
Një ditë për dashurinë e saj,
Pa kushte…
Dhe një fjalë për ta lënduar,
Dhe pastaj një jetë të tërë,
Për ta harruar…
