Dy flutura befas në sallon u futën,
Mbesa që ti kapte, brofi e gëzuar,
Mos i prek,gjyshërit njëzëri ju lutën,
Ngrivën në ajër të pafajshmet duar.
Një dyzinë pyetjesh na bëri për tu sqaruar,
Aq ngushtë s’jemi ndjerë as në provime,
-Pse për xixëllonjat s’është e ndaluar,
Ndërsa fluturat vetë u futën në shtëpinë time ?!
Nata që pasoi do më surprizonte,
Të dy prindërit, në ëndërr tek dhoma ime,
Ndoshta ngaqë mendja tek ata punonte,
Apo një forcë e padukshme bën ca kalkulime !
Gjithsesi u shmallëm për disa minuta,
Ja që bestytnitë qëllojnë dhe të goditura,
Paskëtaj,gjithë fluturave ju luta, :
Çdo mbrëmje në shtëpi jeni të mirëpritura !
