G.Llojdia
Shpirt përpara se të ikësh
pjalm ëmbëlsie mu bë,
por ,mos më ngatërro me valë
në bregun e ashpër.
Shpirt përpara se të ikësh
u bëfsh nur ,në puhi
perlë e detit tim,
në lagunën e peshkatarit.
Shpirt kur të ikësh,
muzg të jetë,ti si fjollë e fjetur,
përpiqu të mos qëndrosh,
sipër maleve me dëborë.
Shpirt kur të ikësh
fjord i purpurt ,të më bëhesh,
mos të zënë rrezet e agimit,
as mjegulla, mos të rëntë.
Shpirt kur të ikësh,
i parfumuar me erën e detit,
guaske e zemër tretur,
tu bëftë, udha e qiellit.
