Çano Nora:Historia e vajzës libohovite Sabiha Kasimati

ÇANO NORA:HISTORIA E VAJZËS LIBOHOVITE ,SABIHA KASIMATI,EDHE PSE STUDIOI  NË UNIVERSITETIN E TORINOS DHE U BË SHKENCËTARE,PËR PUSHKATIMIN E SAJ FIRMOSI ENVER HOXHA,MEHMET SHEHU DHE KADRI HAZBIU

* SI E AKUZUAN SABIHANË DHE 21  INTELEKTUALË TË TJERË PËR HEDHJEN E BOMBËS NË OBORRIN E AMBASADËS SOVJETIKE,AKUZË QË S’U VËRTETUA ASNJËHERË.

* SI I DËNUAN  ME PUSHKATIM DHE I HODHËN NË NJË GROPË TË PËRBASHKËT TË 22 INTELEKTUALËT,PA URDHËR TË PROKURORIT DHE PA VENDIM GJYQËSOR

* SABIHA KASIMATI PËRBALLË ENVERIT,SHOKUT TË KLASËS NË INSTITUTIN E KORÇËS:”MOS I VRA INTELEKTUALËT!SHQIPËRIA DO TË MBETET PA NJERËZ TË DIJES”

* TRAKTORISTI QË BËNTE SHPYLLËZIMIN : TRUPIN E SABIHASË ENDE TË PA TRETUR,E  TËRHOQI ZVARRË TRAKTORI DHE E RIVARROSËM PËRSËRI.

Nga Libohova e gurtë ,ku lindën të parët e Sebiha Kasimatit,do të bëhej e njohur edhe ajo si të parët e saj dhe do të udhëtonte shumë më larg se kufijtë e vëndlindjes së saj.Sabihaja u shkollua ,u formua si intelektuale,pedagoge  dhe shkencëtare  dhe arriti të fitonte  një emër në botën e dijes.Por jeta e saj do të ndërpritej në mënyrën më tragjike.Ajo nuk pati kohë të gëzonte  ato që kishte ndërtuar  me dije ,me punë dhe përkushtim.Në vitet e para të regjimit komunist ,fati i saj u përplas me politikën  dhe, në shkurt të vitit 1951 ,Sabiha Kasimati  u ekzekutua  së bashku me viktima të masakrës  së 26 shkurtit,pa kaluar më parë në një proçes të rregullt gjyqësor.

Një vajzë libohovite që kishte zgjedhur librin ,shkencën  dhe dijen ,u pëball kështu me plumbin e një kohe  kur politika mund të vendoste edhe për jetën e njeriut.Historia e saj nuk ishte vetëm historia e një shkencëtareje : është edhe historia  e një brezi intelektualësh që, në vënd të jetës dhe veprës,përfunduan përballë dhunës politike.Sot emri i Sabiha Kasimatit  mbetet si një ngjarje e dhimbshme  dhe e ndritur njëkohësisht:disa jetë u ndërprenë ,por dija dhe emri i tyre  nuk u varrosën dot  kurrë.Sabiha Kasimati,vajza libohovite që u bë shkencëtarja e njohur ,por që regjimi i mori jetën me pushkatim pa gjyq,vjen sot për ju nëpërmjet këtij shkrimi enkas për gazetën “Telegraf”.

SABIHA KASIMATI,SHKENCËTARJA LIBOHOVITE  QË NUK U MPOSHT  NGA DIKTATURA

Ky është një shkrim për Sebiha Kasimatin,jo vetëm me dokumente,por letrar,duke vendosur në qëndër  njeriun dhe shkencëtaren ,jo vetëm tragjedinë  e vitit 1951.Një saktësim i rëndësishëm :burimet institucionale e dokumentojnë pushkatimin e saj pa gjyq  pas ngjarjes së Ambasadës  Sovjetike.Në bangat e Liceut  të Korçës ,te Universiteti i Torinos ,nga studimet për pasuritë biologjike të Shqipërisë ,te pushkatimi  pa gjyq  në 26 shkurt 1951.Historia e një gruaje  që ia kushtoi jetën dijes  dhe u vra në moshën 38 – vjeçare.

Ka figura që historia  nuk arrin t’i harrojë ,edhe kur mbi emrin e tyre  vendosen vite heshtjeje.Njera prej tyre është Sabiha Kasimati,vajza e një familjeje me origjinë nga Libohova ,e cila u bë një nga emrat më të rëndësishëm  të shkencës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të 20 – të.Sabihaja  lindi në 15 shtator 1912,në Edrene  të Turqisë ,në familjen e doktor Abdurrahman Kasimatit.Në vitin 1927 familja e saj  u kthye në vënd të vet dhe pikërisht në qytetin e Korçës.Aty ajo vazhdoi studimet  në Liceun Francez ,ku dhe u dallua mes të tjerëve për arritjet e larta të saj dhe duke hapur një rrugë të pazakontë për një vajzë shqiptare të asaj kohe.

Po Korça ishte vetëm fillimi.

Në vitin 1936  ajo fitoi bursë  nga shteti  për të vazhduar studimet në Itali.U regjistrua  në Fakultetin e Shkencave Biologjike  të Universitetit të Torinos.Në Torino,Sabihaja nuk ishte thjeshtë një studente shqiptare jashtë vëndit .Ajo iu përkushtua kërkimit shkencor  dhe mori doktoraturën me një studim mbi faunën e peshqve  të ujrave të ëmbël të vëndit tonë,duke sjellë në shkencën shqiptare një fushë që deri atëherë  ishte shumë pak  e  studiuar.Pas kthimit në Atdhe ,ajo filloi të punojë  në vëndin e të parëve të saj,përfund malit të Buretos,në qytetin e Libohovës.Punoi fillimisht si mësuese dhe më pas iu përkushtua kërkimit  shkencor.Në vitin 1943 ,Sabihaja  paraqiti projektin për krijimin e një koleksioni zoologjik ,një bibliotek shkencore  dhe një laborator për kërkime mikroskopike.Në shkurt të atij viti ,Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare  vendosi të krijonte një muze të shkencave  dhe për ngritjen e tij caktoi Sabihanë.Kjo ishte një nga arsyet  pse emri i saj  nuk duhet kujtuar vetëm për mënyrën tragjike se si përfundoi jeta e saj.Ajo ishte një ndërtuese e shkencës shqiptare .Pas vitit 1946 vazhdoi punën si kërkuese  në Institutin e Studimeve .Në botimet shkencore të asaj kohe  ajo la artikuj  dhe materiale  që lidhen me biologjinë dhe  faunën e vëndit tonë .

Pastaj erdhi viti 1951.

PËR BOMBËN QË SHPËRTHEU NË TERRITORIN   E AMBASADËS  SOVJETIKE NË TIRANË,AKUZUAN DHE ARRESTUAN SABIHA KASIMATIN DHE NJËZET E NJË INTELEKTUALË TË TJERË.

Në 19 shkurt të atij viti ,një bombë shpërtheu  në territorin e Ambasadës  Sovjetike në Tiranë .Ajo ngjarje u përdor  nga regjimi komunist  për t’i hapur  rrugën një vale arrestimesh  dhe presioni  ndaj intelektualëve.Sabiha Kasimati  u arrestua  në 20 shkurt.Pesë ditë më pas ,në mesnatën e 26 shkurtit  1951 ,22 të arrestuar  u ekzekutuan  pranë Urës së Beshirit.Midis tyre ishte edhe Sabihaja.,e vetmja grua në atë grup.Në dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit ,flitet se viktimat u pushkatuan  pa prokuror ,pa gjyq dhe pa proçes të rregullt gjyqësor.

Sabihaja ishte vetëm 38 – vjeçe.

Jeta e saj u ndërpre në një moshë kur  një shkencëtare  do të duhej të ishte  në kulmin e punës së saj .Ajo nuk pati  kohë të përfundonte  studimet  që kishte nisur ,të botonte  librat që dëshironte ajo dhe t’u përcillte brezave  përvojën e fituar në laboratoret europiane.

Për dekada emri i saj  mbeti i mbuluar nga heshtja.

Por historia u kthye te Sabiha Kasimati.

Në vitin 1991 ,Gjykata e Lartë shpalli  të pafajshëm 22 të ekzekutuarit  e vitit 1951.Në vitin 1953  u gjet  vëndi i ekzekutimit  dhe u bë zhvarrosja  dhe rivarrim i tyre.Në vitin 2011 ,grupi i 22 intelektualëve  u nderua me urdhërin “Nderi i Kombit”.

Edhe shkenca shqiptare e riktheu Sabihanë aty ku i takonte.

Në vitin 2018 ,Muzeu i Shkencave  të Natyrës  në Tiranë  mori emrin “Saabiha Kasimati”,ndërsa në hyrje të muzeut  u vendos edhe një kënd kushtuar jetës së vajzës libohovite.Sot nuk duhet të kujtojmë një viktimë të diktaturës,por duhet të kujtojmë  një grua që në një kohë  kur shumë dyer ishin të mbyllura për gratë,zgjodhi dijen : një studiuese që shkoi në Torino  dhe  u kthye në  Shqipëri ,një biologe që deshi të njihte  pasurinë natyrore të vëndit të saj,një intelektuale  që ëndërroi laboratore,muze,biblioteka dhe kërkime shkencore .Mbi të gjitha duhet të kujtojmë Libohoviten Sabiha Kasimati,emri  i së cilës sot  del nga harresa  e gjatë  dhe kthehet në vëndin që meritonte  në historinë e këtij vëndi.Diktatura mund t’ia ndërpriste  jetën një shkencëtareje  38 – vjeçare ,por nuk mund t’a pushkatonte  dijen  që ajo kishte lënë pas.Ajo mbeti gjallë  aty ku ajo kishte besuar  gjithmonë: në shkencë,në histori dhe në emrin e saj.

MARDHËNIA ME ENVER HOXHËN DHE   QËNDRIMI   I SAJ NDAJ REGJIMIT  VAJZA NGA LIBOHOVA PËRBALLË ENVERIT:” MOS I VRA INTELEKTUALËT!SHQIPËRIA DO TË MBETET PA NJERËZ TË DIJES!”

Sabiha Kasimati  dhe Enver Hoxha ishin shokë klase  në Liceun e Korçës.Por mardhënia e tyre ndryshoi rrënjësisht pas ardhjes së komunizmit në pushtet.

Në vitin 1950 ,Sabihaja  konsiderohej nga regjimi komunist,si një intelektuale që,”as politikisht as ideologjikisht  nuk kanë asgjë të përbashkët me ne” dhe që nuk mund të” edukohej ” apo ” korigjohej”.

Sipas familjarëve ,Sabihaja,kishte shkuar tek Enver Hoxha dhe e  kishte kundërshtuar për eleminimin e intelektualëve.I ishte drejtuar Enverit,shokut e klasës në Liceun e Korçës:”Se po vriteshin intelektualët  dhe e pyeste se me kë do  të ndërtohej Shqipëria?” Dhe Enveri përgjigjej:”Ajo  duhej të lexonte Marksin e Leninin dhe jo iluministët  francezë”.

Sabihaja ndaj komunizmit kishte vetëm një qëndrim.Jo si gruaja  që pranonte akuzën  për terrorizëm ,por si një  intelektuale  që shprehej  kundër  sistemit komunist.Dhe për këtë ajo ndiqej nga forcat e Sigurimit të Shtetit,por kot e kishin se qëndrimi i saj ishte një dhe i pandryshuar.Kundër regjimit!

ARRESTIMI

Para se t’a arrestonin Sabihanë ,ajo vazhdonte të takohej  me miq e kolegë  që ishin goditur nga regjimi. Ajo kishte shkuar edhe  në kampin e internimit në Jubë  për të takuar  disa prej tyre.Njeri nga miqtë e saj e vuri në dijeni  që të ruhej nga Sigurimi i Shtetit.

Në 19 shkurt 1954  ndodhi shpërthimi në oborrin e Ambasadës Sovjetike në Tiranë.Të nesërmen ,në 20 shkurt,filluan arrestimet.Nisi rrebelimi i Shtetit  kundër intelektualëve  ku dhe Sabihaja ishte e survejuar  prej tij.Për Sabihanë,bomba e 19 shkurtit nuk ishte si shkaku i vetëm për goditjen  ndaj  saj.Ajo ishte në mbykqyrjen e Sigurimit  edhe më parë  se të ndodhte kjo ngjarje.Këtu qëndron tragjedia:një grua  që kishte studiuar jashtë shtetit,në Torino, që mund të kishte qëndruar në Europë  dhe më pas ishte kthyer  këtu  për t’i shërbyer shkencës dhe vëndit të saj ,përfundoi  në listat  e atyre që regjimi i konsideronte të papajtueshëm me sistemin komunist.Në 26 shkurt 1951 ,vetëm gjashtë ditë pas arrestimit ,Sabiha Kasimatin e pushkatuan bashkë  me 21 vet të tjerë.

KOHA NDONJËHERË ,DI TË BËJË DREJTËSINË QË NUK E BËRI HISTORIA

Emri i Sabiha Kasimatit nuk thuhet më me pëshpëritje.Ai është kthyer  në muze,në libra, në dokumente,në vëmëndjen e shkencës shqiptare.Dhe mbi të gjitha ,është krhyer në Libohovë ,aty  ku  rrënjët e saj  mbeten pjesë e historisë së një qyteti jugor i cili nuk i harron bijtë dhe bijat e veta.

Sabihaja nuk u kthye më në një laborator,por pas kaq vitesh ,ajo vazhdon të punojë  në memorien tonë.Dhe ndoshta ky është triumfi  më i heshtur i dijes mbi harresën.

NJË EMËR QË NUK E VRAU PLUMBI ..

Ndoshta atë natë të 26 shkurtit 1951  menduan se po i jepnin fund një jete .Menduan se një plumb  do të mbyllte zërin  e një gruaje  që kishte guxuar  të mendonte ndryshe ,të pyeste, të kundërshtonte me forcë .Por nuk e dinin se  disa njerëz ,edhe kur bien ,nuk mbarojnë aty.Sabihaja mbeti në gjurmët e shkencës shqiptare ,në kërkimet për natyrën  dhe pasuritë biologjike  të vëndit ,në historinë dhe në fatin e saj tragjik.

Ajo mbeti edhe në Libohovë ,në atë vënd prej nga vinte edhe familja e saj,si një bijë që koha e largoi  shumë herët ,por historia  nuk mundi t’a largojë  përgjithmonë.

Sot,pas kaq dekadash ,emri i saj  tingëllon ndryshe! Jo si një emër i një të dënuare ,por si një emër i një shkencëtareje.Jo si një dosje e mbyllur ,por si një faqe e hapur e historisë.Sepse mund të pushkatosh një njeri ,mund ti heshtësh një zëri,mund të varrosësh një trup ,por nuk mund të pushkatosh dot dijen.Dhe Sabiha Kasimati mbeti pikërisht aty:në anën e dijes,përtej plumbit dhe përtej harresës.Nisi të shprehte pakënaqësinë  ndaj regjimit  dhe Enver Hoxhës.,shokun e saj të klasës në Liceun e Korçës.Kjo bëri që emri i saj  të futej në listat .e zeza të Sigurimit të Shtetit si “kundërshtare e regjimit”Duke qenë se vajza libohovite kishte mbaruar atë lice bashkë me Enver Hoxhën dhe e njhte mirë ,i kërkoi një takim ,të cilit i tha:”Kam ardhur të të them se ti po vret gjithë intelektualët.Dua të të pyes se me cilët ke ndërmënd të ndërtosh Shqipërinë,me teneqexhinjtë apo me këpucarët?!”

Pas dy ditësh, Nako Spiru ,të cilin Sabihaja e kishte shok ,e thirri Sabihanë për një kafe dhe në bisedë e sipër i tha:”Sabiha,duhet të qepësh gojën ,jo me karficë,por me babushkë!”

Sabihaja nuk mendonte se i ishte qepur vdekja.Ajo kishte kurajon t’ia përplaste të vërtetën  në sy Enver Hoxhës.Rifillimi  i terrorit masiv në vitin 1951 mori edhe Sabihanë.Vendimi nuk u mor në sallën e gjyqit.,me pretekstin e hedhjes së një sasie  të pakët dinamiti  në oborrin e Ambasadës Sovjetike.Aty u thyen vetëm ca xhama. Kjo ndodhi në mbrëmjen e datës 19 shkurt 1951.

Me propozim të Mehmet Shehut ,ish ministër i Brendshëm ,u vendos  të merreshin masa të rrepta.Nisën arrestimet.Pa urdhër arresti nga prokurori.Pa ndonjë vendim gjykate.Arrestimet u bënë mbi listat e vdekjes,të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit.Sabihaja u arrestua  në 20 shkurt 1951,me pretekstin e “bombës” në Ambasadën Sovjetike.Përbri emrit të saj  ishte vënë një kryq ,që do të thoshte se ajo  do të pushkatohej.Listat e atyre që do pushkatoheshin ,u bënë direkt nga Mehmet Shehu  dhe zv ministri i tij,Kadri Hazbiu,i cili mbulonte direkt Sigurimin e Shtetit.Në listën  e të pushkatuarve ,Enveri,shtoi edhe emrin e Sabiha Kasimatit,Reiz Selfos,Manush Peshkëpisë,të cilët ishin gjirokastrit dhe i njihte personalisht.Edhe Reiz Selfua e kishte kundërshtuar hapur njëherë Enverin,ashtu siç e kundërshtoi edhe Sabihaja dhe ai ua ktheu përgjigjen me pushkatim.

Të akuzuarit nuk kishin asnjë lidhje me njeri – tjetrin ,nuk ishin as pjestarë të ndonjë organizate kriminale.Përtej kësaj,asnjërit nuk i përmëndej emri  në lidhje me hedhjen e bombës në Ambasadën Sovjetike,për arsyen që ata e arrestuan .E vranë Sabihanë.E vranë pa gjyq intekektualen,pedagogen,shkencëtaren ,demokraten e shquar, në mesnatën e 19 shkurtit të atij viti.I pushkatuan dhe i hodhën në një gropë të vetme pranë Urës së Beshirit.Britmat e Sabihasë i dëgjonin banorët e lagjes  aty afër,gjersa ato u shuan një e nga një!

Ja si tregonte një traktorist me emrin Kadri:”Aty ku u varrosën të pushkatuarit dikur,nisën shpyllëzimet.Unë punoja në atë vënd.Më ra të fikët ,teksa pashë  që traktori im kishte marrë me vete zvarrë një kufomë gruaje,të cilën e mbuluam përsëri.Ishte trupi i patretur ende i Sabiha Kasimatit”

KUR HESHTJA NUK E MPOSHTI DIJEN…

Në atë natë të ftohtë  të shkurtit 1951,një grua  38 – vjeçare  u nis drejt vdekjes ,por nuk mundën t’a çonin drejt harresës.Sabiha Kasimati nuk kishte armë  në duar .Kishte libra ,kërkime shkencore dhe një mëndje ,që nuk pranoi të mbyllej  brënda heshtjes.Ajo kishte ardhur nga Libohova  nga një familje intelektuale,kishte kaluar nëpër bangat e Liceut të Korçës ,kishte studiuar në Torino dhe ishte kthyer në Shqipëri me ëndrrën për t’i dhënë vëndit të saj ato që kishte   mësuar.Në vënd të laboratorit ,iu dha qelia,në vënd të një libri  të përfunduar, një varr pa emër, në vënd të viteve që i takonin ,një natë e gjatë heshtjeje…