“Nëna e nënave”

Shqipëri o Zonjë e lashtë
Çfarë të bëjnë këta abrashë
Bukëshkalë dhe besëprerë
Të lanë ende në skëterrë?!
I rrite mirë dhe pa dallim
Por të lanë në mjerim
Këta hajna mëkatarë
I ushqeve me nektar?!
K’ta që s’meritojnë as ujë
Dhe sërvilë në dhe të huj
I dhe verë dhe ambrozi
Mosmirënjohëseve faqezinj?!
Zëmërmadhja nëpër tokë
Si të lanë përherë trokë?!
Nuk kurseve, s’po kursen
S’të kursejnë këta besëpremë
Por të rropën dhe të çvatën
Gjakun, qumështin edhe ajkën
Për rrospien sharabajkën
Shkinen, greken, “kukuvajkën”.
Me mirësi, s’u bënë “njeri”
Mos, mjaft më me faqezinj
Mos e detyro rapsodin
Që të bëi një këngë eksodi!
Moj Nënë e nënave tona
Edhe sa do të vuash akoma?!
O moj Nënë, e Nënë Terezës
T’katandisën buzë varrezës.
Zemërmadhja, zemërmadhja
Po vajton dhe shtojzovallja
Me të mirë, s’ta dinë për nderë
Nxire hajninë nga kjo derë!
© Dritan Mardodaj