
Vjeshtë
Kur malli zverdhet shpatëve
e kohët
zbrazin rrugët pamëshirë,
vetmia
këndon këngë gjethesh monopateve.
Oborreve dikur
të zhurmshme,
heshtja endet e lirë.
A vijnë e ikin
dallëndyshet si dikur motit?
E mvrejtur,
hana fshihet nëpër re.
Kambanat a bien?
A i lutet kush ma Zotit?
Dyerve të shurdhëta
troket ditë e re.
Zgjohuni,
se erdhi vjeshta!
Zana fëmijësh
s’po dëgjoj nëpër kopshtnije.
Stinët vijnë e shkojnë,
i pret e përcjell heshtja.
Rrënojave në trishtim
flen kujtime të bukura fëmijërie.
Kohë e pa kohë,
mall që shuhen shtigjeve…!
LL GJ