Njerëzore, ku je?Namik Selmani

Namik Selmani

Njerëzore, ku je??

E duam me shpirt njerëzoren si një fole e madhe
Të mos jetë me kashtë të thatë në sqepa zogu
Po shpesh na e merr jeta me kaq e aq halle
E na thahen duart si vyshket borziloku.

E duam njerëzoren si një busull te shkretëtira
A si një far që te limani i sigurtë na dërgon
Po shpesh jemi në shtigje ku pret humbëtira
Që na e trondit fjalën si muri i krisur në dhomë.

E duam njerëzoren si shalli në ngricën e dimrit
A si kapuç që mbulon veshët nga dëbora
Po shpesh arratiset si vyshkja pas blerimit
E hapi rëndohet nga pesha që i jep koha
.
Jetojmë me njerëzoren që të shtron tryeza
Po nganjëherë të humbet dhe kafshata e vetme
Duam që fara e saj të mos jetë si ëndrrat në tela
Dhe syri të mos lotojë si pika e mbetur mes dege.

E duam njerëzoren si avion supersonik qiellor
Që na dërgon ku na pret nipi dhe mbesa
Po dalin ca re që fshehin rrezatimin diellor.
E fiken si qirinj altari, dëshira dhe .shpresa.